Drejtshkrimi Tiranë 1948

ORTOGRAFIA E GJUHËS SHQIPE - 1948[1]

Për t’i vû nji bazë unifikimi mënyrës së shkrimit të gjuhës, Seksioni i Gjuhësisë e i Letërsisë muer e studioi për disa kohë çashtjen shumë të vështirë të ortografisë së gjuhës, dhe si rezultat të këtij studimi hartoi këto rregulla ortografike që po i botojmë në këte Buletin, me qëllim që t’i njohin e t’i këndojnë gjithë arsimtarët dhe intelektualët, që merren pak a shumë me gjuhë dhe dëshirojnë unifikimin e shkrimit të saj.

U lutemi gjithë kêtyne shokëve që t’i këndojnë me kujdes këto rregulla e të na dergojnë me shkrim mendimėt e tyne mbrenda tri javeve prej dates sė marrjes së Buletinit, per t’i pasë para sysh në hartimin definitiv të rregullavet t’ortografisë.

dasem apo darsen

FONETIKA edit

1. Grupet e zanorevet ua, ie, ye të toskënishtes do të shkruhen në gegënishtet ue, ie, ye; p.sh. shkruaj (t.), shkruej (g.), lakruar (t.), laknuer (g.), miell (t. e g.), thyej (t. e g.), fyell (t. e g.) etj.

2. Grupet e bashkëtingëllorevet mb, nd, ngj, që toskënishtja i ruan të plota dhe gegënishtja, ma të shumën, i ka asimilue më m, n, nj, do të ruhen të plota në shkrim; p.sh. mbaj e jo maj, kambë e jo kamë, ndër e jo nër, këndoj e jo kënnoj, ngjall e jo njall, ngjalë e jo njalë etj.

AKCENTI edit

Për punë lehtësimi, nuk do të përdoret akcenti në shkrim, përveç akcentit hundor.

Akcenti hundor (^) do të përdoret në gegënishtet vetëm n’ato fjalë, ku ka ranë hundorja n dhe ka lënë shqiptimin hundor; p.sh. zâ, frê, mullî, hŷ, me fshâ, me bâ, bâhet, bâjmë, etj; me rrâ me mê, me hŷ, âsht, shtâzë, kërthîzë, kîzë, fullâzë, etj. Nuk do të shkruhet akcenti hundor n’ato trajta emnash e foljesh, ku kundorja e ranë duket prapë; p.sh. zani, freni, mullini, bana, fshana, mena, hyna, etj. Gjithashtu nuk do të shkruhet ky akcent n’ato fjalë, emna, mbiemna e folje, që kanë nji bashkëtingëllore mbas hundores, p.sh. anza, kambë, vend, katundi, i randë, gdhend, gdhenda, humb, humba, etj.

Fjala ma do të shkruhet me akcent hundor në gegënishtet.

APOSTROFI edit

1. Ë-ja fundore e patheksueme e çdo fjale elidohet përpara çdo zanoreje në toskënishtet e në gegënishtet; p.sh. buk’ e grinjë, vajz’ e urtë, kal’ i bardhë, djal’ i math, gjalp’ i tretur, ran’ e fjetën, dhan’ e muerën, ven’ e vijnë, m’i dha, m’ep, t’i mori, m’u vërsul, etj.

Ë-ja e fjalës më e toskënishtes kur përdoret si pjesëz krahasimi elidohet, p.sh. puna m’e rëndë, m’i mirë, m’e mira, etj.; kur përdoret si ndajfolje nuk elidohet, p.sh. shko më atej, do vijsh më a jo, etj.

Ë-ja e që-s herë elidohet në toskënishtet, herë jo, p.sh. q’ ish e që ish, q’ atëherë, që atë ditë, q’ atë ças, etj.

Sa për ë-n e përemenavet më, të shif f. 12.

2. E-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë elidohet në toskënishtet, në gegnishtet jo, p.sh del’ e bardhë (t.), dele e bardhë (g), nus’ e re (t.), nuse e re (g.), etj.

3. A-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë elidohet në toskënishtet e në gegënishtet jo, p.sh arr’ e madhe (t.), arra e madhe (g.), fush’ e gjerë (t.) fusha e gjanë (g.), etj.

A-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë që të pashquem mbarojnë me nji i të theksueme dhe e atyneve që mbarojnë me nji e të patheksueme nuk elidohet as në toskënishtet, as në gegënishtet, p.sh. shtëpia e madhe, liria e shtypit, lulja e kuqe, delja e bardhë, etj.

4. I-ja fundore e patheksueme e emnavet mashkullorë të trajtës së shqueme elidohet përpara zanores i në toskënishtet e në gegënishtet, p.sh djal’ i mbarë, bar’ i thatë, drejtor’ i shkollës, lis’ i gjatë, etj.

I-ja fundore e theksueme e emnavet femnorë të pashquem nuk elidohet, p.sh. shtëpi e madhe, qershi e kuqe, etj.

Gjithë zanoret fundore të theksueme nuk elidohen, p.sh. vëlla i math, kala e madhe, barrë e rëndë, fole e prishur, gjë e madhe, gdhë i vogël, shtëpi e madhe, kështu u-bë, këtu erdhi, etj.

MORFOLOGJIA edit

Emnat femnorë më ë edit

Gjithë emnat femnorë paroksitonë që të pashquem mbarojnë në ë e ruejnë këtë zanore në gjithë rasët e njëjësit e të shumësit; p.sh. fjalë, fjalën, fjalësh, fjalëvet. Kështu edhe: bukë, flakë, hundë, kambë a këmbë, lugë, punë, etj.

Ata emna që n’emnore të shumësit mbarojnë me a e ruajnë këte në gjithë rasët e shumësit; p.sh. mollat, dardhat, mollavet, dardhavet, etj.

Emnat femnorë më e, é, a. edit

E-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë bie në trajtën e shqueme t’emnores së njëjësit, p.sh. lule - lulja, dele - delja, çerdhe - çerdhja, mbledhje - mbledhja, etj.; kurse e-ja dhe a-ja e theksueme e këtyne emnave ruhet, kur del trajta e shqueme; p.sh. rrufe - rrufeja, hobe - hobeja, teneqe - teneqeja, bela - belaja, hua -huaja, kala - kalaja, gjâ - gjâja, a gjë gjëja, etj.

Emnat femnorë më i edit

Emnat femnorë që mbarojnë më i, në trajtën e shqueme t’emnores së njëjësit do të mbarojnë vetëm më a, p.sh. shtëpi - shtëpia, liri - liria, Shqipni a Shqipëri - Shqipëria, etj. Shkaku asht se shqiptimi i j-së (shtëpija, lirija, etj.) nuk asht i përgjithshëm në dialektet, por diku ndihet e diku jo, edhe se grafia e kësaj ndër shkrimtarët tanë nuk asht uniforme, se disa e shkruejnë j­-n dhe disa jo; prandaj për thjeshtësim shkrimi emnat e tillë do të shkruhen pa -j: shtëpia e jo shtëpija, Shqipëria e jo Shqipërija, etj. Këta emna në rasët oblike të njëjësit do të shkruhen më -së dhe në kallzoren më -në si në toskënishtet ashtu edhe në gegënishtet; p.sh. shtëpisë, shtëpinë, lirisë, lirinë, etj.

Gjithë emnat oksitonë që mbarojnë -i, -e, -a në rasën emnore e kallzore të shumësit të shquem do të mbarojnë më -të: shtëpitë, rrufetë, kalatë, etj. në të dy dialektet.

Emnat femnorë derivatë edit

Emnat femnorë derivatë me prapashtesën -i, -trë, -inë (-ri, -si, -sirë -sinë, -tinë, tirë) në toskënishtet e tuejnë -ë, -n protonike në trup të fjalës, qoftë kjo mbaresa e fjalës primitive, si te fjalët: mbarësi, mirësi, burrëri, vajzëri, mbretëri, errësirë, ngordhësirë, etj., qoftë e dalë për analogji, si miqësi, pleqëri, shoqëri, tregëti, etj. Shkaku i kësaj grafie asht se -ë-ja në të tilla fjalë asht fonetike në toskënishtet. Kjo grafi asht fakultative në gegënishtet, d.m.th. fjalët e tilla në gegënishtet mund të shkruhen më ë ose pa ë; p.sh. mbarësi ose mbarsi, mirësi ose mirsi, pleqëni ose pleqni, mbretëni ose mbretni, burrëni pse burrni, shoqëni ose shoqni, tregëti ose tregti, errësinë ose errsinë, etj.

Emnat femnorë më -ijë edit

Emnat femnorë që mbarojnë më -ijë e ruejnë këtë trajtë në shkrim në të dy dialektet, p.sh. ijë, vijë, bijë, fëmijë, shkëndijë, mijë, dhurëtijë, vetëdijë, shijë (a shije), anijë (anije). Gjithashtu fjala dije bashkë me derivatet e saja do të shkruhet me j: dije, dijetar, dijeni, dijekeq, etj.

Emnat femnorë më -një edit

Emnat femnorë që në toskënishtet mbarojnë më -një dhe në disa vise të Gegënisë zanoren e përparme e kanë të nazalizueme do ta ruejnë në shkrimt trajtën e toskënishtes: p.sh. banjë, brinjë, bitonjë, finjë, rranjë, mërqinjë, shkronjë, zonjë, mburonjë, ulkonjë, shushunjë, etj.

Emnat femnorë më -ëz a -zë edit

Ë-ja e prapashtesës -zë mbetet ose bie, kur u ngjitet emnavet femnorë (edhe emnavet mashkullorë); p.sh. dorëz a dorëzë, gjuhëz a gjuhëzë, dhambëz a dham-bëzë, etj. Në këta emna -ë-ja e fjalës primitive ruhet ose bie në rasët e shqueme e të pashqueme të njëjësit a të shumësit; p.sh. dorëza a dorza, dorëze a dorze, dorë-zës a dorzës, dorëzën a dorzën, dorëzat a dorzat, dorëzavet a dorzavet, dorëzash a dorzash. Kështu edhe degëz a degëzë, degëza, degza, degëzës a degzës, degëzën a degzën, degëzat a degzat, etj. Gjithashtu edhe: këmbëz a këmbëzë, etj.; shkurtëzë a shkurtëz, etj.; drrasëzë a drrasëz, etj.; hanëz a hanëzë; kilëz a kilëzë; mjaltëz a mjaltëzë; tubëz a tubëzë; vashëz a vashëzë; vatrëz a vatrëzë, etj.

Emnat femnorë më -ëm a më edit

Disa emna femnorë primitivë a derivatë shqiptohen më -më në toskënishtet dhe më -ëm në gegënishtet; këta emna do ta ruejnë këtë trajtë edhe në shkrim; p.sh. dasmë e darsëm, a dasëm, ndihmë a ndihëm, drithmë a drithëm, grahmë a grahëm, etj. Këtyne emnave me trajtën e gegënishtes u bie ë-ja në gjithë rasët e njëjësit e të shumësit të pashquem e të shquem; p.sh. dasëm, dasma, dasme, dasmës, dasmën, dasmat, dasmash, dasmavet etj.

Emna më -ël, -ën, -ër edit

Emnat femnorë më -ël, më -ër dhe në gegënishtet më -ën, si mbas shqiptimit të soçëm në shumicën e dialektevet, nuk do të shkruhen më ë në emnoren e njëjësit të pashquem; pra vegël, dhelpën, motër, etj. dhe jo vegëlë a veglë, dhelpënë a dhelpnë, motërë a motrë, etj. Këta emna e nxjerrin ë-në që ndodhet përpara bashkëtingllores së mbaresës në gjithë rasët e shqueme e të pashqueme të njëjësit a të shumësit; p.sh. vegle, veglës, veglën, vegla, veglat, veglavet, veglash; dhelpre a dhelpne, dhelprës a dhelpnës, dhelprën a dhelpnën, dhelpra a dhelpna, dhelprat a dhelpnat, dhelpravet a a dhelpnavet, dhelprash a dhelpnash, etj. Kështu edhe: zemër, putër, kandër, vedër, ikër, flegër, nepkër, letër, patavër, kamastër, dokërr, vatër a votër, thembër, thundër, ëndërr a andërr, thjeshtër, gjeshtër, gënjeshtër, mjedër, kthetër, leskër, lakër a lakën, mokër a mokën, femër a femën, thekër a thekën.

Emna më -ull e më -ur edit

Emnat femnorë që mbarojnë më -ull e më -ur do të shkruhen ma -ë n’emnoren e pashqueme të njëjësit, me qenë se kjo në të dy dialektet nuk ndihet mâ sot; pra, kumbull, vetull, flutur, etj. e jo kumbullë, vetullë, fluturë, etj. Këta emna e ruejnë u-n e rrokjes së fundit në gjithë rasët e njëjësit e të shumësit; p.sh. kumbulle, kumbullës, kumbullën, kumbullat, kumbullash, kumbullavet; fluture, fluturës, fluturën, fluturat, fluturash, fluturavet; kështu edhe; kërdhokull, ndrikull, petull, shtrofkull, rregull, shpatull, rrotull, uthull, frushkull, squfur, etj.

Emnat mashkullorë edit

Ata emna mashkullorë që mbarojnë më -ë n’emnoren e pashqueme të njëjësit në toskënishtet, do të shkruhen me këtë trajtë dhe në gegënishtet; emna të tillë janë këta: burrë, djalë, kalë, gjumë. Këtu hyjnë edhe ata emna mashkullorë që në trajtën e shqueme marrin -a si Gegë, Toskë, babë, lalë, bacë. Emni lum shqiptohet e do të shkruhet kështu në gegënishtet, kurse në toskënishtet shqiptohet e do të shkruhet lumë. Në këtë kategori hyjnë edhe emnat asnjanës: ujë, mjaltë, dyllë, drithë, ballë, gjalpë, djathë, që do të shkruhen po me këtë trajtë në të dy dialektet, edhe atëherë kur përdoren në gjini mashkullore; p.sh. ujë - uji, drithë - drithi, djathë - djathi, etj. Shumësi i këtyne emnave asnjanës, kur përdoret, mbaron me -ëra ose -ra në toskënishtet dhe më -na në gegënishtet; p.sh. ujëra ose ujra (t.), ujna (g.), mishëra ose mishra (t.), mishna (g.), etj. Ma të shumën këta emna asnjanës në shumës janë të gjinisë femnore: mishëra të pjekura, ujna të ftohta, etj.

Emna më -ës edit

Ë-ja e emnavet që mbarojnë më -ës ruhet ose bie në gjithë rasët e njëjësit e të shumësit përveç rasëvet oblike të shumësit, si në toskënishtet ashtu edhe në gegënishtet; p.sh. nëpunës. nëpunësi ose nëpunsi, nëpunësin ose nëpunsin, nëpunësit ose nëpunsit, nëpunësish ose nëpunsish, por: nëpunësvet; kështu edhe ndihmës, përgjegjës, nxanës a nxënës, mësonjës, mbledhës, mbjellës, korrës, Durrës, etj. Këtu hyn edhe shumësi i emnit njeri njërëzit ose njerzit, por: njerëzvet. Emnat oksitonë

Te emnat oksitonë që në trajtën e shqueme t’emnores së njëjësit kanë përpara nyjës së mbrapme të njëjësit një nga bashkëtinglloret sonore b, g, v, dh, z, këto bashkëtingllore në trajtën e pashqueme t’emnores së njëjësit në toskërishtet e në një pjesë të gegënishtes shqiptohen si sorde p, k, f, th, s, e prandaj do të shkruhen si mbas këtij shqiptimi në secilin dialekt; p.sh. rop - robi (t.) bres - brezi (t.), shtok - shtogu (t.), urof - urovi (t.), garth - garthi (t.), kurse: rob - robi (g.), brez - brezi (g.), shtog - shtogu (g.) urov - urovi (g.), gardh - gardhi (g.). Mbas kësaj rregulle do të shkojnë edhe ata emna që në trajtën e shqueme t’emnores së njëjësit kanë përpara nyjes së mbrapme grupet e bashkëtingllorevet mb, nd, ng, e ngj, p.sh. dhëmp - dhëmbi (t.), dhamb - gjambi (g.), vent - vendi (t.) vend - vendi (g.), lënk - lëngu (t.), lang - langu, (g.), qenq - qengji (t.) qengji - qengji (g.); gjithashtu edhe: krimp - krimbi (t.), krymb - krymbi (g.); gjithashtu edhe: krimp - krimbi (t.), krymb - krymbi (g.), katunt - katundi (t.), katund - katundi (g.), denk - dengu (t.), deng - dengu (g.), etj.

Emnat njirrokës e shumërrokës oksitonë, kur mbeten oksitonë edhe në shumësit e pashquem, në trajtën e shqueme të shumësit marrin mbaresën -të, që në toskënishtet do të ruhet e plotë, kurse në gegënishtet jo; p.sh. mik - miqtë (t.), miqt (g.), fik fiqtë (t.) fiqt (g.), plak - pleqtë (t.), pleqt (g.), qen - qentë (t.), qent a qejt (g.), etj. Gjithashtu këte mbaresë marrin edhe ata emna që mbarojnë më zanore të theksueme ose më diftong, p.sh. bari, barinjtë (t.), barijt (g.), kalama, kalamanjtë (t.), kalamajt (g.), ulli, ullinjtë (t.), ullijt (g.), fre, frenjtë (t.), frejt (g.), ftua, ftonjtë (t.), ftojt (g.), përrua, përrenjtë (t.), përrojt (g.), hu, hunjtë (t.), hujt, (g.) etj. Këtu hyjnë edhe ata emna, të cilëvet në shumësit u asht shpërngulë akcenti, p.sh. gjarpër, gjarprinjtë (t.), gjarpijt (g.), drapër, drapenjtë (t.), etj.

MBIEMNAT edit

1) Mbiemna më - të edit

Mbiemnat që dalin nga emna oksitonë dhe tregojnë landë marrin mbaresën -të, p.sh, ar - i artë, dhi - i dhirtë a i dhintë, lesh - i leshtë, pambuk - i pambuktë, etj.; kur dalin nga emna paroksitonë marrin vetëm -t, p.sh. hekur - i hekurt, katër - i katërt, etj.

Mbiemnat që mbarojnë më -ët a më -të do të shkruhen simbas këtij shqiptimi. Të tillë janë:

i, e, të hapët                  i, e, të bredhtë
”  ”  ”  lagët                  ”  ”  ”  drujntë
”  ”  ”  lidhët                 ”  ”  ”  dhintë
”  ”  ”  lodhët                 ”  ”  ”  gurtë
”  ”  ”  vokët                  ”  ”  ”  huptë
”  ”  ”  ngalët                 ”  ”  ”  gruntë
”  ”  ”  ngordhët               ”  ”  ”  ndertë
”  ”  ”  rreshkët               ”  ”  ”  pambuktë
i, e, të zbrazët                i, e, të pishtë
”  ”  ”  shtërnguet             ”  ”  ”  zjarrtë
”  ”  ”  përfushët              ”  ”  ”  flaktë
”  ”  ”  ngathtë                ”  ”  ”  plumbtë
”  ”  ”  unët                   ”  ”  ”  qartë
”  ”  ”  urët                   ”  ”  ”  preshtë
”  ”  ”  shëllinët              ”  ”  ”  flliqtë				
”  ”  ”  zbathët                ”  ”  ”  ramtë
”  ”  ”  dobët                  ”  ”  ”  lartë
”  ”  ”  athët                  ”  ”  ”  naltë
”  ”  ”  largë (t)              ”  ”  ”  paktë
”  ”  ”  pitë                   ”  ”  ”  shumtë
”  ”  ”  rrebtë                 ”  ”  ”  plastë
”  ”  ”  thatë                  ”  ”  ”  listë
”  ”  ”  argjantë               ”  ”  ”  nxehtë
”  ”  ”  artë                   ”  ”  ”  coftë
”  ”  ”  brirtë                 etj.

Disa prej kategorive të këtyne mbiemnave përdoren në të dyja trajtat: i nfrohët e i ngrohtë, i flohët e i ftohtë, i tharët e i thartë.

Në gjithë këta mbiemna -ë-ja e prapashteses bie në rasët oblike në gegënishtet, p.sh. i lagti, të lagtit, të lagtin, i ngathti, të ngathtin, të ngathtit, etj., kurse në toskënishtet bie në këte rasë, kur ka përpara një bashkëtingllore të shurdhët, p.sh. i ngrohti, i ftohti, i hapti, i ngrohti, të ngrohtit, të ngrohtin, të haptit, të haptin, etj.; ruhet ë-ja, kur ka përpara nji bashkëtingllore sonore, p.sh. i zbrazëti, të zbrazëtin, i lagëti, të lagëtin, etj.

2) Mbiemna më -më a më -ëm edit

Mbiemnat që mbarojnë në toskënishtet më -më dhe në gegënishtet më -ëm do të shkruhen secili si mbas trajtës së vet; p.sh. i mesmë (t.), i mesëm (g.), i jashtmë (t.), i jashtëm (g.), i fismë (t.), i fisëm (g.).

Këta mbiemna do të lakohen kështu:

A. GJINI MASHKULLORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               i jashtmë a i jashtëm
Gjin. dhan. rrj.  të jashtmi 
Kall,             të jashtmë a të jashtëm
Shumës Em. kallz. të jashtmë a të jashtëm Gjin. dhan. të jashtmëve a të jashtëmve Rrj. të jashtmish

2) Trajtë e shqueme

'Njëjës'
Em.               i jashtmi
Gjin. dhan, rrj.  të jashtmit
Kallz.            të jashtmin
Shumës
Em. kallz.        të jashtmit
Gjin. dhan. rrj.  të jashtëmvet a të jashtmëvet

B. GJINI FEMNORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               e jashtme
Gjin. dhan. rrj.  së jashtmje
Kallz.            të jashtme
Shumës
Em. kallz.        të jashtme
Gjin. dhan.       së jashtmeve
Rrj.              së jashtmesh

2) Trajtë e shqueme

Njëjës
Em.               e jashtmja
Gjin. dhan. rrj.  së jashtmes
Kallz.            të jashtmen
Shumës
Em. kallz.        të jashtmet
Gjin. dhan. rrj.  së jashtmevet

Kështu do të lakohen edhe mbiemnat: i mesmë a i mesëm, e mesme; i fismë a i fisëm, e fisme; i ndermë a i nderëm, e nderme, i lidhëm, e lidhme; i sotmë a i sotëm, e sotme; i përtejmë a i përtejëm, e përtejme, etj.

Mbiemnat paroksitonë të kësaj kategorie mbeten kështu n’emnoren e në kallzoren e pashqueme të njëjësit e nuk bahen proparoksitonë trisillabikë; p.sh. i tepërm, i afërm, i nesërm e jo i tepërmë, i afërmë i nesërmë; në rasët e tjera të njëjësit e të shumësit do të lakohen si mbas shembëllës së sipërme.

3) Mbiemna më -shëm edit

a) Mbiemnat më - shëm që dalin prej emnash mashkullorë (nder, i ndershëm, turp, turpshëm,) prej foljesh (kuptoj, i kuptueshëm a i kuptuarshëm, prek, i prekshëm) e prej ndajfoljesh (dje, i djeshëm, mbrenda, i mbrendshëm) do të lakohen si mbas kësaj shembëlle:

A. GJINI MASHKULLORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               i ndershëm
Gjin. dhan. rrj.  të ndershmi
Kallz.            të ndershëm
Shumës
Em. kallz.        të ndershëm
Gjin. dhan.       të ndershëmve
Rrj.              të ndershmish

2) Trajtë e shqueme

Njëjës
Em.               i ndershmi
Gjin. dhan. rrj.  të ndershmit
Kallz.            të ndershmin
Shumës
Em. kallz.        të ndershmit
Gjin. dhan. rrj.  të ndershëmvet

B. GJINI FEMNORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               e ndershme
Gjin. dhan. rrj.  së ndershmje
Kallz.            të ndershme
Shumës
Em. kallz.        të ndershme
Gjin. dhan. rrj.  së ndershmeve.
2) Trajtë e shqueme
Njëjës
Em.               e ndershmja
Gjin. dhan. rrj.  së ndershmes
Kallz.            të ndershmen
Shumës
Em. kallz.        të ndershmet
Gjin. dhan. rrj.  të ndershmevet

Mbas kësaj shembëlle do të lakohen edhe gjashtë mbiemnat e tjerë të kësaj kategorie, p.sh. (i, e) arsyeshëm, (i, e) turpshëm, (i, e) atjeshëm (i, e), këtushëm, (i, e) kujdesshëm, (i, e) çmueshëm, (i, e) permallshëm (i, e) rrezikshëm, (i, e) fuqishëm, etj.

b) Mbiemnat më -shëm që dalin prej emnash femnorë më -ë do të lakohen në këtë mënyrë:

a) GJINI MASHKULLORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               i nevojshëm
Gjin. dhan. rrj.  të nevojëshmi
Kallz.            të nevojshëm
Shumës
Em. Kallz.        të nevojshëm
Gjin. dhan.       të nevojshëmve
Rrjedh.           të nevojëshmish

2) Trajtë e shqueme

Njëjës
Em.               i nevojëshmi
Gjin. dhan. rrj.  të nevojëshmit
Kallz.            të nevojëshmin
Shumës
Em. kallz.        të nevojëshmit
Gjin. dhan. rrj.  të nevojshëmvet

b) GJINI FEMNORE

1) Trajtë e pashqueme

Njëjës
Em.               e nevojëshme
Gjin. dhan. rrj.  së nevojëshme
Kallz.            të nevojëshme
Shumës
Em. kallz.        të nevojëshme
Gjin. dhan. rrj.  së nevojshmeve

2) Trajtë e shqueme

Njëjës
Em.               e nevojëshmja
Gjin. dhan. rrj.  së nevojëshmes
Kallz.            të nevojëshmen
Shumës
Em. kallz.        të nevojëshmet
Gjin. dhan. rrj.  të nevojëshmevet

Mbas kësaj shembëlle do të lakohen edhe gjithë mbiemnat e kësaj kategorie, p.sh. frikë, (i, e) frikshëm, herë (i, e) hershëm; javë, (i, e) përjavshëm; dorë (i, e) përdorshëm; jetë (i, e) përjetshëm, etj.

Te këta mbiemna më -shëm që rrjedhin nga emna që mbarojnë më -t dhe nga folje me rranjë më -t, me qenë se t-ja me sh-në shkrihen në shqiptim në nji ç, këta do të shkruhen kështu: sot, soçëm, mot, i moçëm, çudit, çudiçëm, mërzit, i mërzitçëm, etj. Por disa nga këta mbiemna që kanë hymë në gjuhët në këto kohë të fundit mund të shkruhen më -tshëm: i përditshëm, i përmortshëm, etj. Me përjashtim të kësaj rase, mbiemnat e kësaj kategorie do të shkruhen me -shëm e jo më -shmë, as me -shim as më -çim. p.sh i ndershëm e jo i nderçim as i ndershmë, as i nderçim.

Mbiemnat më -ël e më ër edit

Mbiemnat që mbarojnë më -ël, -ër, si i vogël, i egër, i ëmbël a i ambël, i ashpër, etj. do të lakohen si edhe emnat më -ël e ër, që përmendëm mâ nalt, d.m.th. nuk e ruejnë ë-n në rasët oblike të trajtës së pashqueme dhe në gjithë rasët e trajtës së shqueme, në toskënishtet e në gegënishtet; pra, njëjës: i egri, të egri, të egrit, të egrin, i ëmbli, të ëmbli, të ëmblit, të ëmblin; i vjetri, të vjetri, të vjetrit, të vjetrin, i ashpri, të ashprit, të ashprin, etj.; shumës: të egrit, të ëmblit, të ashprit, të vjetrit, të egrish, të ashprish, të ëmblish, të vjetrish, etj. Ruhet ë-ja në gjinoren e në dhanoren e shumësit të shquem, p.sh. të ashpërvet, të ëmbëlëvet, të egërvet, të vjetërvet, etj.

Gjithashtu bie ë-ja dhe te disa emna mashkullorë që e bâjnë shumësin më ën a -ër, si kunat-kunetër a kunetën, mbret-mbretër e mbretën, rob robër, shtrat shtretër a shtretën, at etën, vëlla vëllezër a vëllezën, etj.; pra: kunetrit a kunetnit, mbretrit a mbretnit, robrit, shtretrit a shtretnit, vëllezrit a vëlleznit, pjeprit, etrit a etnit, etj.; por: kunetërvet, mbretërvet, vëllezërvet, etj.

Te emnat e mbiemnat mashkullorë derivatë dhe ke foljet derivate, ku theksa e zanores tematike shpërngulet dhe bie mbi zanoren e mbaresës e të prapashtesës, ë-ja e rrokjes që ndodhet përpara prapashtesës ruhet në toskënishtet, p.sh. anëtar, tregëtar, arkëtar, punëtor, emëroj, emërim, mbretëroj mbretëri, vepëroj, vepërim, afëroj, afërim, dimëroj, dimërim, copëtoj, copëtim, pjesëtoj, pjesëtim, etj.; në gegënishtet kjo ë mund të ruhet e të mos ruhet: anëtar ose antar, tregëtar tregtar, arkëtar ose arktar, punëtor ose puntor, emënoj ose emnoj, dimënoj ose dimnoj, copëtoj copëtim ose coptoj coptim, etj.

NYJET edit

Si mbas shëmbullavet që përmendëm në f.2 e 3 parag. 1, 3, 4, 5, 6 rezulton:

a) ë-ja e patheksueme e emnaver dhe e mbiemnavet mashkullorë e femnorë elidohet përpara nyjevet i dhe e, p.sh. kal’i bardhë (= kalë i bardhë), t mir’ e i bukur (= i mirë e i bukur), vajz’ e urtë (= vajzë e urtë), e mir’ e e bukur (= e mirë e e bukur), bar’ i thatë (= bari i thatë), i par’ i fshatit (= i pari i fshatit), drejtor’ i shkollës (= drejtori i shkollës), etj.;

b) e-ja dhe a-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë elidohet në toskënishtet përpara nyjës e dhe në gegënishtet jo; p.sh. del’e bardhë (t) dele e bardhë (g.), nus’ e re (t) nuse e re (g.); arr’ e madhe (t.), arra e madhe (g.), etj;

c) mbaresa a e emnavet femnorë që të pashquem mbarojnë më e të patheksueme nuk elidohet në të dy dialektet; p.sh. delja e bardhë (t. e g.) lulja e kuqe (t. e g.), shtëpia e madhe (t. e g.), liria e shtypit (t. e g.);

ç) Gjithë zanoret fundore të theksueme nuk elidohen përpara nyjevet e dhe i, p.sh. shtëpi e vogël, gjë e madhe (t.) gjâ e madhe (g), fole e prishur, vëlla i math, kala e fortë, etj.

NUMËRORËT edit

Numërorët themelorë që nga pesë deri nandëdhjetë do të shkruhen me ë në fund: pesë, gjashtë, shtatë, etj. përveç katër, njiqind dhe të kompozitavet të tij: njiqind e nji, njiqind e dy, etj. Numërorët e tjerë prej njimbëdhetë (g.), njëmbëdhjetë (t.) do të shkruhen me nji fjalë; gjithashtu di të shkruhen edhe numërori njimijë.

Numërorët rrjeshtorë që rrjedhin nga numërorët themelorë me mbaresën të do të shkruhen si themelorët pa e dyfishue të-n, për arsye se shqiptimi i ka thjeshtësue dy t-t në nji t; pra: gjashtë, i gjashti, shatë, i shtati, tetë, i teti, etj.

PËREMNAT edit

PËREMNAT VETORË edit

Traktat e emnores së shumësit të vetës së parë të përemnit vetor do të jenë: na ose ne shkruejmë, na ose ne punojmë, etj. Trajta neve do të përdoret për rasën dhanore: neve na shkruen; po na e thonë neve, etj.; gjithashtu do të shkruhet në vetën e dytë: ju për emnoren dhe juve për dhanoren; trajta u do të përdoret për dhanoren e shumësit të vetës së tretë: u fola (=atyneve), etj. Trajtat e vetës së tretë do të shkruhen kështu: ai ose ay, atë (t.) atê (g.); ata, ato, atyre ose atyreve, atyne ose atyneve.

Dhanorja e përemnavet vetorë më, të, i, ju, u bashkë me kallzoren e të vetës së tretë do të shkruhen me trajtë të kontrakueme ma, ta, ja, jua ose jau, ua, për arsye se ë-ja e dhanores me ë-n e kallzores u shkrinë të dyja në nji tingull të vetëm e dhanë nji a dhe nuk u zhduk asnji zanore që të justifikohet apostrofi.

PËREMNAT DËFTORË edit

Përemnat dëftorë në njëjësin e në shumësin do të shkruhen me këto trajta: ky, këtij, këtë (t.) këtê (g.), kësi, këta, këtyne a këtyneve, këtyre a këtyreve, kësish; kjo, kësaj, këtê (g.) këtë (t.), këso, këto, këtyne a këtyreve këtyne a këtyneve, kësosh; ai ase ay, atij, atê (g.), atë (t.), asi, ata, atyre a atyreve, atyne a atyneve, asish; ajo, asaj, atë (t.) atê (g.), aso, ato, atyre a atyreve, atyne a atyneve, asosh;

PËREMNAT PRONORË edit

Përemnat pronorë të bashkuem me emna, në njëjës e në shumës do të marrin këto trajta: djali im, djalit tim, djalin tim a djalin tem; djelmt e mi, djelmvet të mi, djelmsh së mi; vajza ime, vajzës sime, vajzën time a vajzën teme; vajzat e mia, vajzavet të mia, vajzash së mia; djali yt, djalit tënd a tand, djalin tënd a tand; djelmt e tu, djelmvet të tu, djelmsh së tu; vajza jote, vajzës sate, vajzën tënde a tande; vajzat e tua, vajzavet të tua, vajzash të tua; djali i tij, djalit të tij, djalin e tij, djelmt e tij, djelmvet të tij, djelmsh së tij; vajza e tij, vajzës së tij, vajzën e tij; vajzat e tia, vajzavet të (a së) tia, vajzash së tia; djali ynë, djalit tonë, djalin tonë; djelmt tanë a tonë, djelmvet tanë a tonë, djelmsh tanë; vajza jonë, vajzës sonë, vajzën tonë; vajzat tona, vajzavet tona, vajzash sona; djali juaj e juej, djalit tuaj a tuej, djalin tuaj a tuej; djelmt tuaj a tuej, djelmvet tuaj a tuej, djelmsh tuaj e tuej; vajza juaj e juej, vajzës suaj a suej; vajzën tuaj a tuej; vajzat tuaja a tueja, vajzavet tuaja a tueja, vajzash suaja a sueja.

Të pabashkuem me emna përemnat pronorë do të përdoren me këto traita: imi, timit, timin, temin; të mitë, të mivet, të mish; imja, simes, timen a temen; të miat, të miavet, së miash; yti, tëndit a tandit, tëndin a tandin; të tutë, të tuvet, së tush; jotja, sates, tënden a tanden, të tuat, të tuavet, së tuash; yni, tonit, tonin; tanët a tonët, tanëvet a tonëvet, tanësh a tonësh; jona, sonës, tonën, tonat, tonave, sonash; juaji a jueji, tuajit a tuejit, tuajin a tuejin; tuajt a tuejt, tuajvet a tuejvet, tuajsh a tuejsh; juaja e jueja, suajës a suejës, tuajën a tuejën; tuajat a tuejat, tuajavet a tuejavet, suajash a suejash; të tia, të tijtë; e tia të tiat; i saja, të sajat, e saja të sajat; i tyrja, e tyrja, të tyret.

PËREMNAT LIDHORË edit

Trajtat e përemnavet lidhorë do të jenë këto: që a qi; i cili, të cilit, të cilin; të cilët, të cilëvet, së cilësh, e cila, së cilës, të cilën, të cilat, së cilavet, së cilash; kush, kuj a kujt.

PËREMNAT PYETËS edit

Përemnat pyetës do të përdoren me këto trahta: çë, ç’, ç’farë; kush, kuj a kujt, kë (t.), ke (g.).

PËREMNAT E PAKUFISHËM edit

Përemnat e pakufishëm do të shkruhen me këto trajta: çdo, kushdo, çfardo; asgjë (t.) asgjâ (g.); asnjeri; ndonjë a nonjë (t.), ndonji (g.) ca, disa; aqë a aq, kaqë a kaq; diç, diçka a dishka; akë, akëcili, akëcila ase akcili, akcila; cilido, cilado; kush, askush, pakkush a pakëkush, kurrkush, a kurrëkush, shumkush a shumëkush; tjetër, tjetri, të tjerë; tjetër, tjetra, të tjera; tjetërkush; njeri-tjetri, njeri-jatri; i gjithë, e gjithë, i tërë, e tërë (t.), i tanë, e tanë (g.). Përemni i gjithë, kur mirret si mbiemën i bashkuem me emën, do të shkruhet pa nyje: gjithë katundi, gjithë njerëzit; kur përdoret si përemën e merr nyjen: këte e dinë të gjithë, na i dha të gjitha.

FOLJET edit

1. Gjithë foljet me -aj, -ej, -oj, -ij, -yj, -uaj (t.), -uej (g.), -iej, -yej në vetën e parë të njëjësit të prezentit do të shkruhen kështu, d.m.th. me j në fund dhe jo me nj; p.sh. laj, blej, punoj, fshij, fryj, shkruaj a shkruej, ziej, lyej. Foljevet me -iej mund t’u bjerë theksa me i-n ose me e-n e pra mund të shkruhen, si mbas shqiptimit: ziej a zjej, ndiej a ndjej, etj.

2. Veta e parë e njëjësit e imperfektit të këtyne foljeve do të shkruhet më ja dhe veta e parë e shumësit më nim në toskënishtet, pse këto trajta janë ma të përhapuna në gjuhë të shkrimit; pra: laja, bleja, punoja, fshija, fryja, shkruaja, zieja e zjeja, lyeja - lanim, blenim, punonim, fshinim, shkruanim, zienim a zjenim, lyenim. Në gegënishtet imperfekti do të shkruhet më sh si në njëjësit, ashtu edhe në shumësit, përveç vetës së tretë të njëjësit që do të shkruhet me -të si në toskënishtet, ashtu edhe në gegënishtet, për shkak të përdorimit ma të hapët të kësaj trajte në gjuhë të shkrimit; pra: punojshe ose punojshem, punojshe, punonte (t. e g.), punojshim, punojshit, punojshin.

3. Veta e tretë e aoristit të foljevet më -oj, -uaj, (t.), uej (g.) do të shkruhet me oi në të dy dialektet, me qënë se kjo trajtë përdoret sot ma fort në gjuhë të shkrimit; p.sh. ai punoi, ai shkroi; kurse te ato folje që mbarojnë me -aj, -ej, -ij, -iej, -yej do të shkruhen me -u: lau, bleu, fshiu, zjeu, leu; foljet më -yj, me përjashtim të fryj, në vetën e tretë t’aoristit mbarojnë më -u në toskënishtet: fryn, pështyu, dhe në gegënishtet me -in: fryni, pështyni.

4. Veta e tretë e njëjësit të lidhores të foljevet më -aj, -ej, -oj, -ij, -yj do të shkruhen me ë në fund në të dy dialektet: ai të lajë, të blejë, të punojë, të fshijë, të fryjë, kurse atyneve që mbarojnë me -uaj, a -ej, -yej do të shkruhet pa -ë: ai të shkruaj, të ziej, të lyej.

5. Veta e tretë e njëjësit të lidhores së foljevet që mbarojnë më bashkëtingëllore do të shkruhet me -ë ose -ij në toskënishtet: të lidhë a të lidhij, të hapë a të hapij, të flasij etj.

6. Pjesorja e foljevet më -aj, -ej, -ij, -uj do të shkruhet në toskënishtet me rë: larë, blerë, fshirë, fryrë, kurse në gegënishtet vetëm me zanoren e rranjës në fund: la, ble, fshi, fry; pjesorja e foljevet me -oj, -uaj, -yej do të shkruhet pa ë në fund, në toskënishtet: punuar, shkruar, lyer, kurse në gegënishtet do të shkruhet vetëm me diftong në fund: punue, shkrue, lye; pjesorja e foljevet me -iej, ku -i-ja shqiptohet si zanore, do të shkruhet pa -ë: zier, ndier, kurse tek ato folje ku i-ja asht bâ j dhe theksi bie mbi e-n do të shkruhet me -e në fund: zjerë, ndjerë; në gegënishtet pjesorja e këtyne foljeve do të shkruhet vetëm me diftong: zie, ndie.

7. Foljet që n’aorist përpara zanores së mbaresës kanë nji nga bashkëtinglloret sonore b, d, dh, g, gj, z (kalba, gjerba, tunda, humba, mblodha, laga, u-përgjegja, ndeza) në njëjësin e prezentit dhe në vetën e tretë t’aoristit të formës pësore shqiptohen në toskënishtet me korispondentët sorde, d.m.th. me p, t, k, q, s, th, e prandaj edhe do të shkruhen kështu: kalp, gjerp, tunt, hump, mbleth, lak, përgjeq, ndes, u-kalp, u-tunt, u-mbloth, u-lak, u-përgjeq, u-ndes, kurse në gegënishtet shqiptohen si sonore e prandaj dhe do të shkruhen kësodore: kalb, gjerb, tund, mbledh, lag, përgjegj, ndez, u-kalb, u-tund, u-mblodh, u-lag, u-përgjegj, u-ndez. Si mbas kësaj rregullore do të shkojnë edhe ato forma verbale, në të cilat këto bashkëtingëllore ndodhen në mes të fjalës përpara bashkëtingëllorevet, t, th, sh, m, n, p.sh. mblithte (t.) mblidhte (g.), diqte (t.), digjte (g.), u-lothtë (t.), u-lodhët (g.) u-djektë (t.), u-djegtë (g.), djeksha (t.), djegsha (g.), u-kalpmë (t.), u-kalbëm (g.), u-kalpnë (t.), u-tuntmë (t.), u-tundëm (g.), humpmë, humpnë, (t.), humbëm, humbën (g.), lakmë, laknë (t.), lagëm, lagën (g.), etj.

8. Foljet që në prezent mbarojnë me nji bashkëtingëllore të langët l, ll r, dhe përpara kësaj kanë ie ose je e n’ aorist kanë o, në të tri vetat e para të njëjësit të prezentit do të shkruhen me je ose ie në të dy dialektet; p.sh. viel ose vjel, piell ose pjell, nxier ose nxjerr, kurse veta e parë dhe e tretë e shumësit të prezentit do të shkruhet me j: vjelim, vjelin, pjellim, pjellin; nxjerrim, nxjerrin etj.

9. U ja e aoristit të formës pësore e refleksive të foljevet do të shkruhet e dame me vijë prej foljes ose pa të; p.sh. u-kërkova ose u kërkova, u kërkove, u kërkua, etj.

10. Imperativi i foljevet dhe përemnat vetorë që mund të bashkohen me të do të shkruhen me nji fjalë; p.sh. kërkoje, kërkomë, thomëni, dëgjojeni, epmëni, epnani, kërkojeni ose kërkonie, etj.

11. Veta e tretë e optativit të çdo folje do të mbarojë më të: arthtë, shkoftë, rroftë, u-shoftë, etj.

12. Foljet bie, shtie do të shkruhun pa j në prezentin, kurse n’imperfektin do të shkruhen me j, mbasi mbaresa vetë e imperfektit asht e tillë; p.sh. bija, shtija, shpija (t.), bijshe (m), shtijshe (m) (g.). Imperativi i këtyne foljeve do të shkruhet në toskënishtet me e në fund dhe në gegënishtet pa të, p.sh. bjerë (t.) bjer (g.), shtjerë (t.) shtjer (g.), shpjerë (t.) shpjer (g.).

13. Folja marr në prezentin, n’imperfektin e në participin do të shkruhet me rr: marr, marrim, etj.; mirrja, mirrshe; merr a mirr; marrë, kurse n’aoristin me r mora, more, etj.

14. Aoristi i foljes dal do të jetë dola ose dolla.

NDAJFOLJET edit

Këto ndajfolje do të shkruhen me nji fjalë: pasnesër, pardje, njëditzaj, njënatëzaj, gjithaqë, përherë, ngahera, aqëherë, a aqëhera, përnjiherë, menjiherë, kurdoherë, shpeshherë, rrallëherë, sahera, përnjiherë, menjiherë, kurdoherë, shpeshherë, rallëherë, sakaqëherë, (në) drekëherë, (në) vapëherë, (në) zamërherë), qëparë, qëmoti, gjithkund a gjithkundi, kurrkund a kurrkundi, sivjet, përdhe, përsëri, gjithashtu, kësodore, (marr) ngrykë, (zë) ngoje, (më vjen) ndore. Këto ndajfolje do të shkruhen në këtë mënyrë: jashtë, poshtë, përpjetë, tatëpjetë, pranë, gjetkë, dje, nalt, lart, lark (t.), larg (g.), vonë, kurrë, sonte, prëmë (t.) mbramë, a mbrama (g.), shpesh, rrallë, shpejt, drejt, druse, shumë, pak, mjaft; më së fundi ose mësëfundi, dalë nga dalë ose dalëngadalë; së bashku, së largu, së afërmi, së shpejti, së pari, së dyti, së treti etj.

Fjala qëkur e qëkuri do të shkruhet me nji fjalë si ndajfolj dhe me dy fjalë që kur, kur mirret si lidhës.

Ndajfoljet që formohen nga përsëritja e të njëjtës fjalë do të shkruhen me nji vizë në mest; p.sh. copa-copa, herë-herë, vënde-vënde, duer-duer, tufa-tufa, këmba-këmbës, dita-ditës.

PARAFJALËT edit

Këto parafjalë do të shkruhen kështu: në, ndën (g.), nënë a ndënë (t), ndër a nër, mbi a mi, përmbi a përmi, pas (t.), mbas (g.) si mbas a simbas (g.), si pas a sipas (t.); nga; kah (g).

LIDHËZAT edit

Këto lidhëza do të shkruhen në këte mënyrë; ase, apo, porsa, posa, sapo, ndonëse a ndonse, sikurse, veçse, kinse, edhe pse, mbasi, passi, sado që, sido që, në qoftë se, me qenë se, me gjithë që, deri sa, derisa, gjersa, që kur, që kurse, sikundër që, poqë, ngaqë, me që.

TË NDRYSHME edit

1. Fjalët moderne që kanë hy në gjuhët prej gjuhëvet të hueja dhe nuk i janë përshtatë natyrës fonetike e morfologjike të shqipes do të shkruhen si mbas shqiptimit të gjuhës, nga e cila janë marrë. Pra:

a) Fjalët e hueja me ia, ie, io do të shkruhen me i dhe jo me j, p.sh. dialekt, dialog, diameter, diagonal, materialist, imperialist, industrial, special, specialist, kardiak, etj.; minierë, bankier, higjienë, magazinier, karrocier, pioner, etj.; edicion, akcion, revolucion, nacional, agjitacion, periodë, milion, fizionomi, fiziologji, pioner, delegacion, kamion, racion, afion, violinë, etj.

b) Fjalët e hueja me c do të shkruhen kështu dhe jo me s, p.sh. racion, akcion, kondicion, procedurë, proces, celebrim, funkcion, Ciceren, Cezar, etj.

c) Fjalët e hueja me g do të shkruhen me gj, p.sh. gjimnas, gjimnastikë, gjeografi, gjeologji, gjeometri, agjitacion, etj.

ç) Fjalët e hueja me s do të shkruhen me z, p.sh. fizionomi, rezolucion, rezultat, filozofi, filologji, etj.

d) Fjalët e hueja me dh e th do të shkruhen me d e me t, p.sh. bibliotekë, aritmetikë, hipotekë, temë, simpati, didaktikë, pedagogji, teolog, teatër, Macedoni, etj.

2. Gjithë fjalët e përngjituna do të shkruhen bashkë pa vizë në mest, p.sh. i patundur, i padrejtë, i pabotuar, i pabashkuem, i paduruarshëm, mosmarëveshje, mospajtim, aktlindje, vendbanim, i paduruarshëm, mosmarëveshje, mospajtim, aktlindje, vendbanim, bashkëpunëtor, bashkatdhetar, shitblerje, veshmbathje, monarkofashist, dritëshkurtën, jetëgjatë, buzëpaqeshur, dorëcung, pesëvjeçar, zëdhënës, etj.

3. Emnat e popujvet, kur përdoren si emna të përveçëm, do të shkruhen me shkronjë të madhe, p.sh. Shqiptar, Rus, Jugosllav; kur përdoren si mbiemna do të shkruhen me shkronjë të vogël, p.sh. toka shqiptare, ushtria ruse, ekonomia jugosllave, etj.

4. Emnat e stinëvet, të muejvet, të ditëvet të javës do të shkruhen me shkronjë të vogël, p.sh. prendverë, verë, vjeshtë, dimën, jenar, shkurt, mars, etj. e hanë, e martë, etj.

  1. Instituti i Shkencave, Tiranë, Buletin i Institutit të Shkencave, Redaktor përgjegjës prof. Mark Ndoja, viti II-të, prill 1948, nr. 1, ff. 5-10 dhe 39-50. Përgatiti profesor Aleksandër Xhuvani.