Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e dytë

Pjesa e parë Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Pjesa e dytë
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara
Pjesa e tretë



Neni 2 edit

  1. Secili nga Shtetet palë në këtë Pakt zotohet që të veprojë, si me anë të përpjekjeve të veta ashtu dhe nëpermjet ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në planin ekonomik e teknik, me maksimumin e burimeve që disponon, për të siguruar progresivisht ushtrimin e plotë të të drejtave të njohura nga ky Pakt me të gjitha mjetet e përshtatshme, përfshirë sidomos marrjen e masave legjislative.
  2. Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të garantojnë që të drejtat e shpallura në të, të ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të bazuar ne racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, fenë, opinionin politik ose cilindo opinion tjetër, origjinën kombëtare e shoqërore, pasurinë, lindjen ose çdo gjendje tjetër.
  3. Vendet në zhvillim, duke patur mirë parasysh të drejtat e njeriut dhe ekonominë e vet kombëtare, mund të përcaktojnë se në çfarë mase ata do të garantojne të drejtat ekonomike të njohura në këtë Pakt për ata që nuk janë shtetas të tyre. .

Neni 3 edit

Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për të përfituar të gjitha të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore të permendura në këtë Pakt.

Neni 4 edit

Shtetet palë në këtë Pakt pranojnë se, në gëzimin e të drejtave të siguruara nga Shteti në perputhje me këtë Pakt, shteti mund t'ua nënshtroje këto të drejta vetëm kufizimeve të parashikuara me ligj, në atë masë që pajtohet me natyrën e këtyre të drejtave dhe vetëm për të favorizuar mirëqenien e përgjithshme në një shoqëri demokratike.

Neni 5 edit

  1. Asnje dispozitë e këtij Pakti nuk mund të interpretohet sikur i njeh një Shteti, një grupimi ose një individi një të drejtë çfaredo parte ndermarre nje veprimtari ose për te kryer nje veprim qe synon zhdukjen e te drejtave dhe te lirive te njohura ne këtë Pakt ose ne kufizime me te gjera se sa ato te parashikuara ne këtë Pakt.
  2. Nuk mund te pranohet asnje kufizim apo anullim i te drejtave themelore te njeriut qe jane te njohura ose jane ne fuqi ne çdo vend ne baze te ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ato ose i njeh ne nje shkalle me te vogel.