Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e katërt

Pjesa e tretë Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Pjesa e katërt
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara
Pjesa e pestë



Neni 16 edit

  1. Shtetet pale ne këtë Pakt zotohen te paraqesin, ne perputhje me dispozitat e kesaj pjese te Paktit, raporte per masat qe ata kanë marre dhe per perparimin e realizuar ne sigurimin e respektimit te te drejtave te njohura ne këtë Pakt.
    1. Te gjitha raportet i drejtohen Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, i cili i transmeton nje kopje Keshillit Ekonomik e Social, per shqyrtim, ne perputhje me dispozitat e ketij Pakti.
    2. Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara u transmeton gjithashtu institucioneve te specializuara kopje te raporteve, ose te pjeseve me interes te raporteve, te derguara nga Shtetet pale ne këtë Pakt qe jane njekohesisht anetare te ketyre institucioneve te specializuara, per aq sa keto raporte, ose pjese te raporteve kanë te bejne me probleme qe hyjne ne kompetencen e ketyre institucioneve sipas dispozitave perkatese në aktet për formimin e te tyre.

Neni 17 edit

  1. Shtetet pale ne këtë Pakti paraqitin raportet e tyre me etapa, sipas nje programi qe do ta caktoje Keshilli Ekonomik e Social brenda nje afati nje-vjeçar, duke filluar qe nga data e hyrjes ne fuqi te ketij Pakti, pasi te jete konsultuar me Shtetet pale dhe me institucionet e specializuara te interesuara.
  2. Raportet mund te bëjne te njohur faktoret dhe veshtiresite qe i pengojne keto Shtete qe te permbushin plotesisht detyrimet e parashikuara ne këtë Pakt.
  3. Ne rastin kur njoftime per kete çeshtje i janë derguar me pare Organizates se Kombeve te Bashkuara ose nje institucioni te specializuar nga nje Shtet pale ne Pakt, nuk do te jete nevoja te riprodhohen keto informacione dhe do te mjaftoje nje reference e për këto informacione.

Neni 18 edit

Në bazë të pergjegjesive qe i jane njohur nga Karta e Kombeve të Bashkuara ne fushen e te drejtave të njeriut dhe te lirive themelore, Keshilli Ekonomik e Social mund të perfundoje marreveshje me Institucionet e specializuara, me qellim qe keto te paraqesin raporte ne lidhje me perparirnin e arritur persa i perket respektimit te dispozitave të ketij Pakti qe hyjnë ne kuadrin e veprimtarive te tyre. Këto raporte mund te perfshijne te dhena per vendimet dhe rekomandimet e miratuara nga organet kompetente te institucioneve te specializuara ne lidhje me venien e tyre ne jete.

Neni 19 edit

Keshilli ekonomik e shoqeror mund t'ia dergoje Komisionit te te drejtave te njeriut per qellime studimi dhe rekomandimesh me karakter te pergjithshem ose per informacion, në rast se ka vend për një gje të tille, raportet që kanë të bëjne me te drejtat e njeriut qe paraqesin Shtetet ne përputhje me nenet 16 e 17 si dhe raportet që kanë te bëjnë me të drejtat e njeriut qe paraqesin institucionet e specializuara ne perputhje me nenin 18.

Neni 20 edit

Shtetet palë ne këtë Pakt dhe institucionet e specializuara te interesuara mund t'i paraqesin Keshillit Ekonomik e Social verejtje per çdo rekomandim me karakterit të pergjithshëm te bëre në baze te nenit 19 ose per çdo permendje te nje rekomandimi me karakter te pergjithshem qe figuron ne nje raport te Komisionit te te drejtave të njeriut ose ne çdo dokument te permendur në kete raport.

Neni 21 edit

Keshilli ekonomik e shoqeror mund t'i paraqese here pas here Asamblese se Përgjithshme raporte qe permbajne rekomandime me karakter te pergjithshem dhe nje permbledhje te njoftimeve te marra nga Shtetet pale ne këtë Pakt dhe nga institucionet e specializuara mbi masat e marra dhe perparimin e realizuar per te siguruar respektimin e pergjithshem te te drejtave te parashikuara ne këtë Pakt.

Neni 22 edit

Këshilli Ekonomik e Social mund t'u parashtroje organeve te tjera te Organizates se Kombeve te Bashkuara, organeve te tyre ndihmese dhe institucioneve te specializuara te interesuara qe merren me dhenien e nje asistence teknike, çdo çeshtje qe ngrihet në raportet e permendura ne këtë pjese te Paktit dhe qe mund t'i ndihmoje këto organizma qe te shprehen, secili brenda sferes se kompetences se vet, mbi mundësinë e masave nderkombetare te pershtatshme per te kontribuar në zbatimin efektiv dhe gradual te ketij Pakti.

Neni 23 edit

Shtetet pale ne ketë Pakt janë te nje mendimi se masat me karakter nderkombëtar qe synojne te sigurojne realizimin e te drejtave te njohura ne këtë Pakt, perfshijne sidomos perfundimin e marreveshjeve, adoptimin e rekomandimeve, dhenien e një asistence teknike dhe organizimin, në bashkepunim me qeverite e interesuara, te mbledhjeve rajonale dhe të mbledhjeve teknike me qellime konsultimi e studimi.

Neni 24 edit

Asnje dispozite e ketij Pakti nuk duhet te interpretohet si nje cenim i dispozitave te Kartes se Kombeve te Bashkuara dhe i statuteve te institucioneve te specializuara qe perkufizojne pergjegjesine perkatese te organeve te ndryshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe te institucioneve te specializuara persa u perket çeshtjeve te trajtuara ne kete Pakt.

Neni 25 edit

Asnje dispozite e ketij Pakti nuk do te interpretohet si nje cenim i se drejtes se pandare te te gjithe popujve per te perfituar dhe per te perdorur plotesisht dhe lirisht pasurite dhe burimet e tyre