Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e tretë

Pjesa e dytë Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Pjesa e tretë
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara
Pjesa e katërt



Neni 6 edit

  1. Shtetet pale ne këtë Pakt njohin te drejten per punë, e cila perfshin te drejten qe ka çdo person per te fituar mundesine qe te siguroje jetesen me nje punë te zgjedhur ose te pranuar lirisht; ata do te marrin masat e pershtatshme per ta mbrojtur këtë te drejte.
  2. Masat qe secili nga Shtetet pale ne këtë Pakt do te marre per te siguruar ushtrimin e plotë te kesaj te drejte duhet te perfshijne orientimin dhe formimin teknik e profesional, perpunimin e programeve te politikave dhe te teknikave te pershtatshme per sigurimin e nje zhvillimi ekonomik, shoqeror e kulturor te vazhdueshem dhe nje punesim te plotë produktiv, ne kushte te tilla qe t'u garantoje individeve gezimin e lirive themelore politike dhe ekonomike "tha adnan haxholli".

Neni 7 edit

  1. Shtetet pale ne këtë Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre te veçante:
    1. Nje shperblim te tille qe, si minimum, t'u siguroje te gjithe punonjesve;
      1. Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte per nje puna te barabarte, pa kurrfare dallimi; ne veçanti, grate duhet te kana garancine qe kushtet e punes qe u ofrohen te mos jene më të ulta nga ate qe perfitojne burrat dhe te marrin te njejtin shperblim per nje punë te njejte;
      2. Një jetesë e denje per vete dhe per familjen ne perputhje me dispozitat e ketij Pakti;
    2. Sigurine dhe higjienen e punes;
    3. Nje mundesi te njejte per te gjithe per t'u ngritur ne punen e tyre ne kategorine me te larte te pershtatshme, pa asnje kusht tjeter perveç kohezgjatjes se sherbimeve te kryera dhe aftesise;
    4. Pushimin, lejet, kufizimin e arsyeshem te kohes se punes dhe pushimet periodike te paguara, si dhe shperblimin e diteve të festave.

Neni 8 edit

  1. Shtetet pale ne kete Pakt zotohen per te siguruar:
    1. Te drejten qe ka çdo person per te formuar me te tjere sindikata ose per t'u bashkuar me sindikaten qe ka zgjedhur, me rezerven e vetme te rregullave te eaktuara nga organizata e interesuar, me qellim qe te favorizoje dhe te mbroje interesat e veta ekonomike e shoqerore. Ushtrimi i kesaj te drejte mund te jete objekt vetem i kufizimeve qe parashikohen nga ligji dhe qe perbejne masa te domosdoshme, ne nje shoqeri demokratike, ne interes te sigurimit kombetar e te rendit publik, ose per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e te tjereve.
    2. Te drejten e sindikatave per te formuar federata ose konfederata kombetare dhe te drejten e ketyre per te formuar organizata sindikale nderkombetare ose per t'u bashkuar ne to.
    3. Te drejten e sindikatave per te ushtruar lirisht veprimtarine e vet, pa kufizime te tjera perveç atyre qe parashikohen nga ligji dhe qe perbejne masa te domosdoshme, ne nje shoqeri demokratike, ne interes te sigurimit kombëtar e te rendit publik, ose per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e te tjereve.
    4. Te drejten e greves, te ushtruar ne perputhje me ligjet çdo vendi.
  2. Ky nen nuk pengon qe, per ushtrimin e ketyre te drejtave nga ana e pjesetareve te forcave te armatosura, te policise ose te funksionareve publike, te kete kufizime ligjore.
  3. Asnje dispozite e ketij neni nuk u lejon Shteteve pale ne Konventen e vitit 1948 te Organizates Nderkombetare te Punes, qe ka te beje me lirine sindikale dhe me mbrojtjen e se drejtes sindikale, qe te marrin masa te cilat cenojne ose qe te zbatojne ligjin ne menyre qe te cenojne garancite e parashikuara ne ate Konvente.

Neni 9 edit

Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten e çdo personi per sigurine shoqerore, perfshire sigurimet shoqerore.

Neni 10 edit

Shtetet pale ne kete Pakt pranojne se:

  1. Nje mbrojtje dhe nje asistence sa me e gjere duhet t'i japin familjes, qe eshte elementi i natyrshem dhe themelor i shoqerise, sidomos per formimin e saj dhe per aq kohe sa ajo ka pergjegjesine per mbajtjen dhe edukimin e femijeve ne ngarkim. Martesa duhet te behet me pelqimin e lire te bashkeshorteve te ardhshem.
  2. Nje mbrojtje e veçante duhet t'u jepet nenave gjate nje periudhe te arsyeshme perpara dhe pas lindjes se femijeve. Nenat e punesuara, gjate se njejtes periudhe, duhet te perfitojne nga nje leje e paguar ose nga nje leje e Shoqeruar me sherblime te pershtatshme nga ana e sigurimeve shoqerore.
  3. Masa te posaçme mbrojtjeje e asistence duhet te merren ne favor te te gjithe femijeve dhe te miturve, pa kurrfare diskriminimi per shkaqe biresie ose te tjera. Femijet dhe adoleshentet duhet te mbrohen ndaj shfrytezimit ekonomik e shoqeror. Venia e tyre ne pune te tilla qe mund te kompromentojne moralin ose shendetin e tyre, te rrezikojne jeten, ose te demtojne zhvillimin e

tyre normal duhet denuar me ligj. Shtetet duhet gjithashtu te caktojne afate moshe nen te cilat do te ndalohet punësimi me pagesë i fëmijëve.

Neni 11 edit

  1. Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten e çdo personi per nje nivel jetese te mjaftueshme per vete dhe per familjen e tij, perfshire nje ushqim, nje veshje dhe nje banese te mjaftueshme, si edhe per nje permiresim te vazhdueshem te kushteve te ekzistences. Shtetet pale do te marrin masa te pershtatshme per te siguruar realizimin e kesaj te drejte dhe per kete qellim njohin rendesine e qenesishme te nje bashkepunimi nderkombetar te që bazohet në pëlqimin e lirë.
  2. Shtetet pale ne kete Pakt, duke njohur te drejten themelore qe ka çdo person per te qene i mbrojtur nga uria, do te marrin, individualisht dhe nepermjet bashkepunimit nderkombetar, masat e nevojshme perfshire ketu programe konkrete:
    1. Per te permiresuar metodat e prodhimit, te ruajtjes dhe te shperndarjes se ushqimeve me ane te perdorimit te plotë te njohurive teknike dhe shkencore, me ane te perhapjes se parimeve te edukates ushqimore dhe nepermjet zhvillimit ose reformes se regjimeve agrare, ne menyre qe te sigurohet sa me mire vleresimi dhe perdorimi i pasurive natyrore;
    2. Per te siguruar nje ndarje te drejte te pasurive ushqimore boterore ne raport me nevojat, duke patur parasysh problemet qe shtrohen si perpara vendeve importuese ashtu dhe perpara vendeve eksportuese te ushqimeve.

Neni 12 edit

  1. Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te pasur gjendjen me te mire shendetesore, fizike e mendore qe ai eshte i afte te arrije.
  2. Masat qe Shtetet pale ne kete Pakt do te marrin per te siguruar ushtrimin e plotë te kesaj te drejte duhet te perfshijne masat e nevojshme per te siguruar.
    1. Uljen e vdekshmerise gjate lindjes dhe te vdekshmerise foshnjore, si dhe zhvillimin e shendetshem te femijes;
    2. Permiresimin e te gjitha aspekteve te higjienes se mjedisit dhe te higjienes industriale;
    3. Profilaksine dhe trajtimin e semundjeve epidemike, endemike, profesionale e te tjera, si dhe luften kunder ketyre semundjeve;
    4. Krijimin e kushteve te pershtatshme per t'u siguruar te gjitheve sherbime mjekesore dhe nje ndihme mjekesore ne rast semundjeje.

Neni 13 edit

  1. Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten e çdo personi per arsim. Ata jane te nje mendimi se arsimi duhet te synoje ne lulezimin e plotë te personalitetit njerezor dhe të ndjenjes se dinjitetit dhe te forcoje respektin per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore. Ata veç kesaj jane te nje mendimi se arsimi duhet te beje qe çdo person te jete ne gjendje te luaje nje rol te dobishem ne nje shoqeri te lire, te favorizoje mirekuptimin, tolerancen dhe miqesine ndermjet te gjitha kombeve dhe te gjitha grupeve racore, etnike a fetare dhe te ndihmoje zhvillimin e veprimtarive te Kombeve te Bashkuara per ruajtjen e paqes.
  2. Shtetet pale ne këtë Pakt pranojne se per te siguruar ushtrimin e plotë te kesaj te drejte:
    1. Arsimi fillor duhet te jete i detyrueshem dhe falas per te gjithe.
    2. Arsimi i mesem, ne format e tij te ndryshme, perfshire arsimin e mesem teknik e profesional, duhet te behet i pergjithshem dhe i hapur per te gjithe me te gjitha mjetet e pershtatshme dhe sidomos me vendosjen progresive te ndjekjes falas;
    3. Arsimi i larte duhet te behet i hapur per te gjithe ne menyre plotesisht te barabarte, ne funksion te aftesive te secilit, me te gjitha mjetet e pershtatshme dhe sidomos me vendosjen progresive te ndjekjes falas;
    4. Arsimi themelor duhet te inkurajohet ose te intensifikohet, sa te jete e mundur me shume, per personal qe nuk kanë pasur arsimin fillor ose qe nuk e kanë pasur te plotë;
    5. Duhet vazhduar aktivisht zhvillimi i nje rrjeti shkollor ne te gjitha shkallet, te vendoset nje sistem i pershtatshem bursash dhe te permiresohen vazhdimisht kushtet materiale te personelit mesimdhenes.
  3. Shtetet pale ne këtë Pakt zotohen te respektojne lirine e prinderve dhe kur eshte rasti, te kujdestareve ligjore, per te zgjedhur per femijet e tyre institucione te tjera perveç atyre publike, por qe te jene ne perputhje me normal minimale qe mund te jene caktuar ose miratuar nga Shteti ne fushen e arsimit, dhe per te siguruar arsimimin fetar dhe moral te femijeve ne perputhje me bindjet e tyre.
  4. Asnje dispozite e ketij Pakti nuk mund te interpretohet si nje cenim i lirise se individeve dhe i personave juridike per te krijuar e drejtuar institucione arsimore, me rezerve qe parimet e shpallura ne paragrafin 1 te ketij neni te respektohen dhe qe arsimi i dhene ne keto institucione te jete ne perputhje me normal minimale qe mund te jene caktuar nga Shteti.

Neni 14 edit

Çdo Shtet pale ne këtë Pakt i cili, ne çastin kur behet pale, nuk ka mundur ende te siguroje ne metropolin e vet ose ne territoret e vena nen juridiksionin e tij karakterin e detyrueshem dhe falas te arsimit fillor, zotohet te vendose dhe te miratoje, brenda nje afati dy-vjeçar, nje plan te detyrueshem masash te nevojshme per te realizuar gradualisht, ne nje numer te arsyeshem vitesh te caktuar nga ky plan, zbatimin e plotë te parimit te arsimit fillor te detyrueshem dhe falas per te gjithe.

Neni 15 edit

  1. Shtetet pale ne kete Pakt i njohin secilit te drejten:
    1. Të marre pjese ne jeten kulturore;
    2. Te pertitoje nga progresi shkencor dhe nga aplikimet e tij;
    3. Te perfitoje nga mbrojtja e interesave morale e materiale qe burojne nga çdo prodhim shkencor, letrar ose artistik autori i te cilit eshte ai vetë;
  2. Masat qe Shtetet pale ne këtë Pakt do te marrin per te siguruar ushtrimin e plotë te kesaj te drejte duhet te perfshijne ate qe jane te nevojshme per te siguruar ruajtjen, zhvillimin dhe perhapjen e shkences dhe te kultures.
  3. Shtetet pale ne këtë Pakt zotohen te respektojne lirine e domosdoshme per kerkimin shkencor dhe per veprimtarite krijuese.
  4. Shtetet pale ne këtë Pakt njohin dobite qe duhet te vijne nga inkurajimi dhe zhvillimi i bashkepunimit dhe i kontakteve nderkombetare ne fushen e shkencës dhe te kultures.