Author:Kasëm Trebeshina
←Indeksi i autorëve me K | Kasëm Trebeshina (1926-) |
Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 arrin të botojë poemën Artani dhe Min' ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre që nuk janë, 1995 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku, 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj. Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Per këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një çensurë nga më të çuditshmet.
Veprimtaria
edit- Artani dhe Min
- Stina e stinëve
- Mekami
- Melodi turke
- Histori e atyre që nuk janë
- Legjenda e asaj që iku
- Koha tani, vendi këtu
- Qezari niset për në luftë
- Rruga e Golgotës
- Lirika dhe satirë
- Hijet e shekujve
- Ëndrra dhe hije drama
- Fshati mbi shtatë kodra
- Kapriçio shqiptare
- Këngë fëmijërie
- Odin Mondvalsen ( Fragmenti I , Fragmenti II , Fragmenti III )
- Një histori dashurie
- Letra e tij Promemorje për Enver Hoxhën