Drejtshkrimi Komisija Letrare Shkodër 1917

Rregulla mbi orthografín e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej Komisís Letrare
nga Komisija Letrare Shkodër




PARATHÂNË.

edit

Mbas porosís së marrun prej të Naltes Komandë m. e r. të XIX Trup Ushtrije me urdhnin E. V. Nr. 128/I më 24. II. 17, i cili po shtypet këtu ngjitun, Komisija letrare shqipe ka vijuem kërkimet e veta mbi fonetikën e dialektit t’Elbasanit me qellim që me i dhânë nji trajtë mâ të caktueme orthografís së gjuhës së shkrimit.

Tue u-mbështetun mbi këto kërkime Komisija letrare dau që me i përmirsuem në disa pika Rregullat e orthografís, sidomos për sa u përket formavet të dyzueme, nga të cilat zgjodhi ato, që mâ tepër i pëlqejnë fonetikës së djalektit të marrun për themel.

Po shtypë pra nji botim të dytë të Rregullavet t’orthografís me përmirsimet e pëlqyeme, të cilat nuk i sjellin asndonji ndryshim themeluer Rregullavet të përparshme.

Shkodër, Tetuer 1917 Komisija Letrare Shqipe


Parime e rregulla mbi ortografín e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej komisís letrare

edit

Komisija letrare ka pasë vendosun deri tash disa parime mbi orthografín e gjuhës shqipe. Mbi këto parime, të ndryshueme, të shtueme e të permirsueme, po themelohen rregullat këtu mâ poshtë.

§ 1.

edit

Orthografíja e gjuhës do të jetë, për sa të mundet, fonetike; d.m.th. gjuha do të shkruhet ashtu si flitet sot prej popullit. Si themel i orthografís do të mirret djalekti i Elbasanit me disa përmirsime.

§ 2.

edit

Ndër këto përmirsime do të hyjnë disa ndryshime typike, qi u përkasin formavet etymologjike të fjalvet të ruejtuna mâ mirë në djalektin tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte.

§ 3.

edit

Ndonse gjuha shqipe ka tri farë sasísh, d.m.th. ka zânore të gjata, të mesme e të shkurtuna, sasija nuk do të shenjohet përveç se ndë librat e gjuhsís e ndë rasat e tregueme ndë § 9.

§ 4.

edit

Me gjith këtê Komisija Letrare, sot për sot, e shef me arsye qi këto parime të mos ndiqen fjalë për fjalë, e të metat, qi do të ketë këjo mënyrë orthografije, j’a len kohës s’ardhshme e shpreson se zhdrivillimi i gjuhës ka për t’a gjetë vetë udhën e mesme.

§ 5.

edit

Tufat e bashkzânorevet mb, nd e ngj, të zbrujtuna në djalekt t’Elbasanit, do të shkruhen e të shqyptohen ndë formën e vjetër të ruejtun mâ mirë në djalektin tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte; për shembull: nder, ndrikull, rend, mbret, mbathë, mbushë, kâmbë, ungjill, engjëll etj.

§ 6.

edit

Dyzânoret ie, ue, ye, të cilat në djalekt t’Elbasanit janë përmbledhun në zânoret e gjata í, ú, ý, (qíll, díll, shtíll; thú, ftú, punú, mú; krŷ, lŷ, rrefŷ e tj.) do të shkruhen të plota ashtu si janë në djalekt tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte (qiell, diell, miell, shtiell; thue, ftue, shkue, punue, mue; krye, lye, rrëfye e tj.)

§ 7. Mbi tingllin e vogluem “ë”:

edit

Ë-ja mund të gjindet ja ndë mest ja në fund të fjalvet.

  1. a) Ndë mest të fjalvet do të shkruhet aty ku e lypë etymologjija e ku shqyptohet në tosknishte; për shembull: shëndet, rrëfye, këndue e tj.
  2. b) Në fund të fjalvet ë-ja ka vjeftje etymologjike; e fonetikisht shenjon qi zânorja e rrokjes së përparshme âsht sasije të mesme.

Për përdorimin e saj në fund të fjalvet po jipen pra këto rregulla:

  1. 1. Të gjithë emnat femnorë, qi nuk mbarojnë me zânore e qi janë njirrokës ase qi kanë theksin mbi rrokjen e mbrâme, marrin ndë rasën emnore të paskâjueme të veçorit nji “ë” në fund; për shembull; punë, mollë, lopë, derë, luginë, pelhurë, parmendë, ndigjesë, gjarpnushë e tj., në vend qi: Shkodër, kumbull, vegël, lakën, kokërr, etj. Ketë rregull e ndjekin edhe disa të pakë emna mashkullorë, të cilët kanë zânorën e rrokjes së përparshme sasije të mesme: për shembull: burrë, grunë, djalë, djathë, gjalpë, në vend qi: kal, mall, ball, e tj.
  1. 2. Të gjithë adjektivat e pjesësit (participat) qi kanë nji formë për të dy gjinít e qi mbarojnë me nji a mâ tepër bashkzânore e me rrokje të theksueme e të mesme marrin nji “ë” në fund; kështu: i butë e butë; i mirë e mirë; i gjatë e gjatë; i shpejtë e shpejtë; i vobekë e vobekë; i shpërvjeltë e shpërvjeltë; i shëndoshtë e shëndoshtë, në vend qi: i bukur e bukur, i vjetër, e vjetër, i vogël e vogël e tj.

Disa të pakë adjektiva, sidomos prej atyne qi rrjedhin nga verbat e qi mbarojnë me rrokje të theksueme e të gjatë, marrin ë-n vetëm ndë gjinín femnore për shembull; i fort e fortë; i lir e lirë; i that e thatë; e ndonji tjetër.

  1. 3. Përveç atyne, qi përmenden ndë pikat 2 c 3 të § 9, të gjitha fjalët e tjera, qi mbarojnë me rrokje të mesme të theksueme e me nji a mâ tepër bashkzânore marrin nji “ë” në fund; për shembull: shkojmë, folë, bâjmë, puntorë, kryetarë e tj.

§ 8.

edit

Artikujt, parapriset (prepozicjonet) e lidhoret (konjunkcjonet), qi kanë, “ë” në fund, do të shkruhen pa këtê vetëm përpara zânorevet; për shembull: t’ardhunit, s’âmës, nd’arkët, mb’udhë; nd’ardhtë, nd’iktë e tj.; përkundrazi: të bukurit, së motrës, së madhës, ndë shtëpí, mbë gur, ndë thashë, ndë bleftë e tj.

§ 9.

edit

Për shenjimin e sasís së gjatë po jipen këto rregulla. Sasija e gjatë do të përfytyrohet me theksën e mprehtë (ˊ) e do të shenjohet:

  1. 1. mbi të gjitha ato fjalë qi mund të sjellin ndërlikim në kuptim; për shembull: puntorí e puntori, drejtorí e drejtori, Shqiptarí e Shqiptari, barí e bari, dasí e dasi e tj.
  2. 2. mbi rasat gjinore, dhânore e kallzore të numrit veçuer të trajtës së skâjueme t’emnavet femnorë, e mbi rasën kallzore të skâjueme t’emnavet mashkullore, rrâja e të cilvet mbaron me nji zânore të gjatë; si edhe mbi rasën emnore të skâjueme e mbi rasën hjekore të paskâjueme të shumorit kur rrokja âsht prapë e gjatë; për shembull; dhís, dhín, thít, dhísh; rrufés, rrufét, rrufésh; shkërbás, shkërbán, shkerbásh; kán, qét, qésh, barín, barít, shén e tj.
  3. 3. mbi tri vehtjet e shumorit t’aoristit të verbavet qi mbarojnë me rrokje të gjatë; për shembull: pám, pát, pán; lám, lát, lán; pím, pít, pín; blém, blét, blén e tj.

§ 10.

edit

Të gjithë emnat femnorë, qi mbarojne me nji zânore, kur thohen në formë të skâjueme marrin “j” ndë mest të rrâjës e të mbaresavet a, e; për shembull: grue-j-a, shpi-j-a, dituni-j-e, bukuri-j-e.

§ 11.

edit

Për shenjimin e tingllit hunduer po jipen këto rregulla: Tinglli hunduer do të përfytyrohet me theksën (ˆ) hundore e do të shenjohet vetëm në këto rasa:

  1. 1. Mbi të gjitha a-t hundore të gegnishtes, të cilavet në tosknishte u përgjigjet nji “ë”; për shembull: gjâ, zâ, âsht e tj.
  2. 2. Mbi të gjitha zânoret hundore afër të cilavet zhduket disa herë ndë gegnishte shkaku i hundimit (-n) e në tosknishte ndrrohet ndë “r”; për shembull: pê (pêni, përi); frê (frêni, frëri); hî (hîni, hiri); mullî (mullîni, mulliri); hû (hûni, huri); sŷ (sŷni, syri) e tj.

13. Gusht 1917. Komisija Letrare Shqipe


RRADHUE FJALËSH

edit

1. Fjalë qi duhen m’u-shkrue me mb.

edit
Âmbël (i, e, t’)
Brumbull-lli
Bumballë-lla
Bumbardhë-a
Bumbë-a
Bumbullue (me)
Bymbye (me)
Cimbue (me)
Dambelle-llja
Dymbëdhjetë
Dhâmb-mbi
Dhëmballë-lla
Dhimbë-mba
Gemb-mbi
Grumbull-lli
Hambar-ri
Humbë, (me) ase hupë (me)
Kallamboq-ql
Kâmbë-ba
Këmbjal-ali
Këmbye (me)
Kombishte-tja
Krymb-mbi
Kulumbri-rija
Kumbar-ri
Kumbisë (me)
Kumbonë-a
Kumbull-lla
Limb-mbi
Lumburue (me)
Llambë-ba
Llambarisë (me)
Mbajtë (me)
(M)baras
Mbarë (i, e, të)
Mbarshtue (me)
Mbarsë (me)
Mbartë (me)
Mbarue (me)
Mbas
Mbastue (me) 
Mbathë (me)
Mbesë-a
Mbetë (me)
Mbë (më)
Mbeltue (me)
Mbërthye (me)
Mbështjellë (me)
Mbi
Mbimun (me)
Mbjellë (me)
Mbrâmë-a
Mbrapa (prapa)
Mbraztë (i, e, të)
Mbrenda
Mbret-ti
Mbrudhë (me)
Mbrue (me)
Mbrye (me)
Mbufatë (me)
Mbullue (me)
Mburim-i
Mburue (me)
Mburrë (m’u)
Mbushë (me)
Mbyllë (me)
Mbytë (me)
Pambuk-ku
Pëllâmbë-ba
Pëllumb-mbi
Permbysë (me)
Plum-mbi
Rremb-mbi
Rrembye (me)
Rumbullak (ët) (i, e, të)
Rrumb-mbi
Sëmbue (me)
Strumbull (ar) -ri
Sumbull-lla
Shembe-ja
Shembull-lli
Shembë (me)
Shkâmb-mbi
Shtâmbë-mba
Shtremtë (i, e, të)
Tâmbël-li
Trembë (me)
Trumbë-ba
Trumbetë-ta
Thembër-mbra
Thumb-mbi
Umbrellë-lla
Zimbicë-ca
Zymbyl-li
Zhembele-ja
Zhumbicë-ca
Zhumbinë-na

II. Fjalë qi duhet m’u-shkrue me nd

edit
Andaj
Andamendas
Andar-ri
Andej
Ândërr-drra
Argjând-ndi
Avlimend-ndi
Bandë-a
Bandil-li
Bandill-lli
Bindë-a
Bindë (me, m’u)
Blandes-si
Dallëndyshe-shja
Dandalle-llja
Dendë (me)
Dindë (me)
Drândofille-llja
Dhândërr-ndrri
Dhendë (me)
Fendye (me)
Fund-ndi
Fundanellë-lla
Fundri-rija
Gand
Gandalle-llja
Gazmend-ndi
Grindë (me, m’u)
Gjândërr-ndrra
Gjind-ndja
Gjendë (m’u)
Handar-ri
Hendek-ku
Hundë-da
Ind-ndi
Iqnidi-ndija
Kalendar-ri
Kallënduer-ndori
Kând-ndi
Kandar-ri
Kânde-ja
Kandil-li
Kândërr-ra
Katund-ndi
Këmendë-a
Këndej
Këndire
Këndue (me)
Kind-ndi
Kolandinë-na
Kolendër-ndra
Kondend-ndi
Krând-ndi
Krânde-ja
Krishndelle-llja
Krunde-dja
Kund
Kundër
Kundër-ndra
Kundue (me)
Kuvend-ndi
Kuvendue (me)
Lândë-a
Lëkundë (me)
Lend-ndi
Lende-dja
Lendinë-a
Lendue (me)
Lindë (me)
Lokomend-ndi
Londitë (me)
Lundër-ndra
Mandalë-a
Mandër-ndra
Mend-ndja
Mendafsh-fshi
Mendër-ndra
Mendue (me)
Mendullë-a
Mindêr-ri
Mundë-a
Mundër-ra
Mundue (me)
Musandër-ndra
Ndamun (me)
Ndaj
Ndalë (me)
Ndë (në)
Ndënë
Ndêjtë (me)
Ndëpër
Nder-ri (rja)
Ndërlikue (me)
Ndërsye (me)
Ndërtue (me)
Ndërzye (me)
Ndeshkue (me)
Ndeshë (me)
Ndezë (me)
Ndie (me)
Ndjellë (me)
Ndjekë (me)
Ndih (f) ë (me)
Ndishk-ku
Ndivinue (me)
Ndo (do)
Ndodhë (me)
Ndonse
Ndofta, ndoshta
Ndotë (me)
Ndragë (me)
Ndrejtë (i, e, të)
Ndreqe (me)
Ndrikull-lla
Ndritë (me)
Ndrizë-a
Ndrydhë (me)
Ndrye (me)
Ndryshe
Ndryshk-ku
Ndryshkull-lli
Ndrrue (me)
Ndukë (me)
Ndulltër-tra
Ndye (me)
Orendi-dija
Pajmend-i
Pajândërr-ndrra
Pandehë (me)
Parmendë-da
Pendë-a
Pendesë-a
Perendue (me)
Perendi-dija
Plandosë (me)
Pomende-dja
Prandej
Prende-dja
Prendverë-a
Prind-ndi
Pulendër-dra
Rândë (i, e, të)
Rend-ndi
Rende-ndja
Rendë (me)
Rendom
Send-ndi
Sendërgji-gjija
Sikundill-lli
Smundë-a- (ndja)
Sonde (sonte)
Spindër-dra
Sundue (me)
Shend-ndi
Shëndet-ti
Shëndoshë (me)
Shëndritë (me)
Shkandull-lli
Shkëndi-dija
Shkundë (me)
Shpendërr-ndrra
Tândë-a
Tandue (me)
Tendye (me)
Trândë-a
Tronditë (me)
Tundue (me)
Thunder-ndra
Undyrë-a
Vend-ndi
Vendue (me) 

Shtypshkronja Franciskane, Shkodër.