Eni të gjith në msimtore

ENI TË GJITH NË MSIMTORE
nga Josif Bageri



Eni fëmi dor për dore!
Na të shkojm në msimtore;
Gjuhën holl e mir t’a msojm;
Amë e atë na të nderojm…

Eni djema dhe ju çika,
Se s’asht koha për ashika!
Po të shkojm dhe të msojm;
Gjuhën shqype t’pasunojm..

Eni gjith tash, o fëmi!
Në msimtore t’shkojm me mijë,
Se gjuhën e vet dot’ msojm!
Jo të tjera, që s’kuptojm…

Eni gjith ju me nxitim,
Gjuhën tën të msojm me gzim!
Dhe të kjemi urtësi,
Se kjo sjell mirësi.