Hymni i Flamurit
←Himne kombëtare | Hymni i Flamurit nga Aleksander Stavre Drenova |
Hymni kombëtar (Real Player) |
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frigohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënd!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O Flamur, flamur, shenj' e shenjtë
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,
Për nder' edhe lavdimn e tu.
Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!