Kanga e Dhimbës Krenare

Kanga e Dhimbës Krenare
by Migjeni
291959Kanga e Dhimbës KrenareMigjeni

O dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira...
A deshte, vall, për t'u ngushlluem
tu' e stolisë botën me xhevahira?

O dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë...
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?

O kangë e dejë e dhimbës krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijë ngushllimin.


Public domain
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.