Kanuni/Fjala e gojës
Kanuni i Lekë Dukagjinit Fjala e gojës nga A. SHTJEFEN KONST. GJEÇOV, O.F.M. |
LIBER I SHTATËT.
FJALA E GOJËS.
editNYJE I TETËDHETEGJASHTËT.
Fjala.
edit"Fjala mort s’bân". – "Shtriga në gjak nuk bjen". – "Goja s’qet kend në gjak".
§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.
§ 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.
§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.
§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.
§ 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. - Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.
Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.
NYE I TETËDHETESHTATËT
Mohi.
edit§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.
§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. - Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.
§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.
§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.
NYE I TETËDHETETETËT.
Beja.
edit"Pertè bén nuk shtýhet mllefi"1 "Bé, e s’ka përtej". "Beja lán gjaqe". "Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn per udhë beja". "A bén, a gjân".2
§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.
§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.
§ 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.
§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.
NYE I TETËDHETENANDËT.
Beja mbë "Gúr" e beja mbë Kryq e mb’Ungjíll.
edit§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:
a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3 b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.
§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.
§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)
§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:
a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi; b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit; c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.
NYE I NANDËDHETËT.
Kush do t’a bâjë bén.
edit§ 538. «Bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr».
§ 539. Bén do t’a bâjë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.
§ 540. «Mohi ká bén,». – «Mohuesit i bjen beja».
§ 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin a tuj vjedhë a tuj vrá.
§ 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veç t’i dalë me mârrë.
§ 543. Të parit i lêhet të shofë bén e të dytit të bâjë bén.
§ 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr» e «Mârrsit s’i bjen beja».
§ 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah», si per me i a shndoshë zêmren të zot’t të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanuja ká lânë qi t’i njifet beja me Poronikë.
§ 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku e lpin misht e vet, por të huejin e han».
§ 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá me bé e s’i gjegjesh kuej». –
NYE I NANDËDHETEPARË.
"Beja mêrr gjân e vet".
edit§ 548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e ká pá me udhë me lânë qi të «mârrë beja».
§ 549. Per gjâ në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë.
§ 550. Edhè n’i rafët moh aj, të cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja s’i a xên e beja s’i epet.
§ 551. Po s’u gjegj me i dhânë gjânë të zot’t, i zoti do të bâjë bén se âsht gjâja e tij e gjâja do t’i epet.
§ 552. Po kjau kush ndo’i detyrë a uhá mbë të dekunin, për të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja s’e xên».
§ 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr», d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé.
§ 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet mbí të dekun, beja do të bâhet mbí vorr të tij.
§ 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra.
§ 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do t’i vêjë mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:
«Un .... kaq e kaq uhá a detyrë kjáj mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gúr edhè gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.»
§ 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi, uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.
NYE I NANDËDHETEDYTË.
Beja per derë.
edit§ 558. Kanûja e ká lânë shtegun të lír qi t’epet beja edhè per derë.
§ 559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpís n’êmen të vet e n’êmen të gjindes së shpís.
§ 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së hupun nuk ká tager me vû në bé edhè gjinden shpís, si t’i bâjë bén i zoti i shpís n’êmen të tyne.
§ 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtuem prej kanunit.
§ 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager me lânë per bé me Porotë at shpí, mbë të cillen i kján zêmra mâ fort.
§ 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sá shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dý bé nuk mund të çojë kend.
§ 564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís e per «S e d i j e».
NYE I NANDËDHETETRETË.
Beja në krye të djelmvet.
edit§ 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.
§ 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bâjë e do t’i ashndoshë zêmren zhgarkuesit.
§ 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk e diej se kush t’a ká bâ!»
§ 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.
NYE I NANDËDHETEKATERT.
Beja me "Sedije".4
edit§ 569. «Maja e bés âsht «sedija» (s’e dija).
§ 570. «Beja t’a njef edhè «sedijen».
§ 571. «Beja s’ká skâj por s’bân perbishtnime».
§ 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së shoqnís a të kuejdo.
§ 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo bé.
§ 574. Edhepsè s’vodh as vrau aj, qi bân bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.
§ 575. Kúr të bâhet beja, do të thohet: «as vetë, as kush i shpís s’ême e s’diej se kush të vodh a të vrau».
§ 576. Prandej ká vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund të diej ndo’i send kû prej të ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lá me bé të rrêjshme nji nieri.
§ 578. Si të bâhet beja me «sedije», s’ká tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. «Bé mbí bé kanûja s’bân».
§ 578. Po s’muejt kush me bâ bén me «sedije», s’do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme, posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5
§ 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé; do t’u kallxojë bâkeqin, qi t’a vêjë per udhë të zo’n e gjâsë a të gjakut të hupun.
§ 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lypë arsye si mbas kanunit.
§ 581. Po s’i u vû, i zoti i gjâs a i gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucarís.
§ 582. «A bén me «sedije», a gjân, a cubin».
§ 583. Dedejen në bé s’e bân kanûja; po s’u gjegj kush me bâ bé me «sedije», kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije», a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhní a vrasë.
§ 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân».
§ 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vêjë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kán)».
§ 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ká si me i a njitë grrêmçin, si të lahet me bé.
§ 587. Kanûja jet dalë në këto rasë e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!»
§ 588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.
NYE I NANDËDHETEPÊSËT.
Gioba e bés së rrêjshme.
edit§ 589. Po duel kush ndo’i burrë zêmrak, edhè i prîn të zot’t në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, aj do t’a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe.
§ 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rmojn pá të ngutun.
§ 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit.
§ 592. – Ndeshkimet mbé bérrêjshmin janë:
1. do t’i lajë të zot’t të gjâs dy per nji; 2. 6 do të lajë kpucët e Kapucarit; 3. do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më 24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi. 4. do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë; 5. do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. – Këto të holla cubi do t’i lâjë mbi eltér per Kishë.