Marash Uci (Kënga e Dymbëdhjetë)

Marash Uçi (Kënga e Dymbëdhjetë)
nga Gjergj Fishta



Amanet un'jam t'u lanë Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n,
Armët e mbushme mos me i dhanë,
Me shokë tuej kurr mos m'u xanë,
Mos m'u xanë, as mos m'u nga
Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla
Si me pushkë ashtu me uha.
T'huejn me fjalë mos ta poshtroni;
Bukën para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenë zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalë:
Zemrës s'frytë me i lanun dalë;
Fjalët për pajë kurr mos me i dalë,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakës turbueme,
Me iu ruejtë, po, grues së lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtë përore,
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.