Një punëtori
nga Koço Racin




Të jesh njeri, gjak të nxehtë të kesh,
me kokë të mendosh dhe me duar
të punosh,
dhe sërish gjë e vdekur të jesh.
Gjithë jetën tënde me dite dhe natë
të mundohesh dhe vuash
dhe prapë i uritur e i pësuar të jesh.

Punëtor – i vuajtur:
të mos kesh asgjë, të vuash për gjithça –
e ti më vëllezërit tu të ndërtoni gjithçka!
Pallate të ndërtosh
të jetosh në vrimë –
nga djepi në var
skllav të jesh.
Nga vuajtja juaj
të tjerë të jetojnë!

Oh, vëlla! Pështyje jetën e tillë!
Me vëllezërit tu, me vuajtjen tuaj,
përmbuseni këtë botë
dhe në vllazëri
një të re ndërtoni!