Për se?
Për se? nga Naim Frashëri |
Pse s'vjen, o dit' e mirë
Pse vallë nukë vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?
As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pak,
O dit' e bardhë
Dhe jakë, jakë,
Se të pres,
Nukë vdes.
Nukë vdes.
Jak' o dit' e uruar!
Që lind nga perëndon,
At' an' e ke ndrituar
E ne pse na harron?
Dritëza' e jetës!
Edhe e motit
Dhe e së vërtetës,
Dhe gaz' i Zotit,
Ndritëna
E xgjohna.
E xgjohna.