Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/15

This page has been validated.


§.55. Darsma në shpi të nuses.

Në shpi, prej së cilës del nusja, s’a’kanun me kndue, as me qitë pushkë.
Krushqt edhe në mrrijshin heret në katund të nuses, s’a’kanu m’u nisë kah shpija, pa prendue dielli e pa u muzgë.
Nji holli kaut larg’shpis së nuses, nji prej shokësh të katundit të nuses, i cili s’do të jet as gjak as fis me nusen, do t’u dalë perpara krushqve.
Krushqt, tuj mrrijtë n’oborr të nuses do të qesin ka nji pushkë per krye, ashtu edhe kur të dalin m’u nisë me nusen.
Krushkapari vetem flet, krushqt tjerë s’akanu qi të flasin, posë n’u thirrët a n’u pvetët kush me emen.
Krushqt me krushken do të hajn bukë zbashkut më njitryezë; s’a’kanu me i da dyzash.
Si të kryhet buka, do të lshojn dasmorët dhantit per nusen mbi bukë të pathyememë tryezë.
Dhantia perbahet prejnji groshit per krye, s’a’kanu me dhanë as ma teper as mengut.

KRYE I PESËT.
KANUNI I DHANDRRIS.

NYE I NJIZETEGJASHTËT.
“Me dekë dhandrri, prindja e nuses janë në detyrë me i a kthye gjysen e çmimit shpis së dhandrrit”.

§56. Tagri i shpis së dhandrrit e detyra e mikut.

Me dekë dhandrri pa e marrë nusen, mikut i jet në dorë Sheji (unaza) e dhetë grosh të kanus, se paret tjera do t’i a kthejë prindës së dhandrrit deri në ma të mbramin dysh.
U martue dhandrri e veç nji natë e kaloi me nusen e diq, gjysen e çmimit do t’i a kthejë miku prindës së dhandrrit.
Me dekë dhandrri n’at vjetë qiu martue , gjysen se gjysen e çmimit i a kthen miku i prindës së dhandrrit. Me dekë dhandrri në krye të dy vjetve mbas marteset, dy pjesë të çmimit miku i ndal për veti, të treten i a kthen prindës së dhandrrit.
Me dekë dhandrri edhe vjetin e dytë, por tuj lan fmi në cara të votres, miku s’i a ka farë detyret prindës së dhandrrit, per arsye qi bija i a la shpin të perzieme e çmimin i a lau me fmi qi i a la në plang.
Me dekë dhandrri në krye të tri vjetve, prindës së këtij s’i jet gja me marrë te miku, për arsye qi bija e ktij a bani rrogen në derë.

NYE I NJIZETESHTATËT.
Deka e nuses.

§.57. Tagri i prindës së nuses.

Me dekë nusja në krye të tri vjetve mbas marteset, pa lanë fmi në plang të burrit, prindja e kësaj kan tager me marrë petkat e rrgjanet, porse arka me dry me nji palë petka do të jesin ke prindja e burrit. Me dekë gruja, tuj lanë një djalë a vajzë te burri, prindja e kësaj kanë tager mbi rrgjanet e frytit, se tjera sende do të jesin në shpi të burrit.

NYE I NJIZETETETETËT.
„Gruja s’bjen në gjak“ – „Grueja lshon më gjak prinden“

Njimend se mbas kanunit t’onë „gjaku shkon per gisht“, porse kjo kanu s’e pershin gruen, per arsye, qi „Grueja s’bjen në gjak“ edhe me qillue se vret kend.