Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/21

This page has not been proofread.

TRASHIGIMET. NYE I TRIDHETEGJASHTËT. Tagari I trashigimit në Kanu. §. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë kujdesin per kah vesha e mbatha. §.100. Me martue varzat e vorfna. §.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas kanunit. §.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas maltese. NYE I TRIDHETETETETËT. Vllau i shpifun. §.103. Vlla i shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të dytë. §.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të burrittë parë të nanës. KRYE I NANDËT. TË LANUNAT. Testamendet NYE I TRIDHETENANDËT. Pecaktimi i testamendeve. Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testamende, e, per në dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i kushrîjve. §.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve). Per te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë "me lânë giâsend per shpirt" mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t'eger e të butë, do të két: a) mendt e shndoshta në krye, b) të jét i lirë kah e lânmja; c) mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej d) të két tager me lânë. NYE I KATERDHETËT. Mëndyrë të lanunash. §.106. Të lânunat jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë. a) Të lânunat me barrë (me detyrë) jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên. b) Të lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë detyre, e xêhet si e falun. c) Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në leter si e lypë kanûni. NYE I KATERDHEPARË. Tagri i të dalunit fare.