Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/29

This page has not been proofread.

§.196. Po hupi kau pa shej e pà dukë, bulku do t’i ligjohet të zot't me bé, se nuk kà gisht në dam të kaut. §.197. Po s'e ngau kan bulku, aj pasët e grazhdofët, porse të zot't i a ka hunin §.198. Bulku do t’i çoië të zot't bimen te dera. NYE I PESEDHETETRETË. Bleta. §.199. "Vathi i bletës i thyern kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't." §.200. Vathi i bletve, kah Kanûja, i parazohet shpis së thyeme, vathit të gjâs, kosharit të drithit e çarranikut të tamblit. §.201. Kush të viedhë nji zgjue bletet në vathë, vathi xêhet i thyern, prà kà 500 grosh giobë, e të zot't dy zgjoj per nji. §.202. Po i rà mohit, bén e kà me 12 poronikë, 6 të niehun e 6 të paniehun. §.203. Zgjoni i bletës me miza mbrendë, mbas çmimit të Kanûs, bân 50 grosh. §.204. Oka e mjaltit bân 5 grosh, oka e dyllit 5 grosh. §.205. Bleta e hikun, qi xên vend në pêmë a gardh të huej, âsht e të zot't, qi i vêhet permbrapa, e i zoti i pêmës a i gardhit nuk mund t’i a ndalë. §. 206. Bleta e hikun prej vathit të vet, po zû' vend në pêmë a gardh të huej pà e mârrë mbrapa kush, i zoti i pêniës e i gardhit ka tager mos me i a dhânë kuej e me e ndalë per vedi. §.207. Bleta, qi Ishoin, do të mirret mbrapa kambë me kaimbë e do të ndiqet mje qi të zatesë kund, e, kûdo qi të ndalet, e mbiedhë i zoti. §.208. Po Ishoi bIeta edhè shkoi me zatetë kund pà e mârrë mbrapa kush, ajo qi t'a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per vedi. §.209. Po u çue kush atie vonë, edhè i duel zot bletës së hikun, pà e pasë màrrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë vajin e bé per bletë nuk i epet kuej, per arsye qi nuk mundet kush me thânë se kjo bletë âsht e êmja, po s'e pat marrë mbrapa kambë me kamdë kùr i hiku, 'se "bletë kjo, bletë ajo". §.210. Bleten e gjetun nder kopshtîje të hueja a në rrethînë të shpis së huej nuk mund t'a mbledhë kush, âsht e atij, në kopslitë a rrethînë të të cillit u gjet. §.211. Bleta e gjetun në mal a nder prozhme të hueja, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet. §.212. Bleta e gjetun nder shpella té shkambîjve të vendit të huej, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet. per ndryshej âsht e atij në rrethînë të të cilit u gjet. KRYE I DYMBDHTËT. PRONET. NYE I PESËDHETEKATERT.