Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/37

This page has not been proofread.

koteca rrûm a kallzë edhè e grumbullon n'oborr të vet; atbotë bulgu i a bàn e per të qiruemen mendon zotnija. §.314. Per t'ujtun të perimevet të kopshtit, bulgu mèrr ujët në rend të tokve të zotnis. NYE I KATERDHETETETËT. Farkatari. §.315. Farkës (si edhè Kishës, mullînit e perbûjtores) s'i pritet kush mik". §.316. Farka e kà me rend, si edhè mullîni". §.317. Farketari do të farkojë me at rend, qi i bjen kush hekurishtat. §.318. Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit, të largtin prej të ngiatit. Detyra etij âsht me i a vû menden rendit. §.319. Mundi i farketarit lahet koshiq per pendë të dheut. §.320. Farketari âsht në detyrë me farkue, porsé hekurin do t'i a bijë sè i cilli per vedi. §.321. Rrshiqi, frysi, kullma e tjera vegla jânë të farketarit. Eshken do t’i a bijn të zotët e hekuravet. §.322. Detyra e farketarit âsht me mabathë e me prefë hekurishtat rrokull vjetit. §.323. Të zotët e hekurishtavet kàn diten e vet të caktueme kà nji herë në vjetë; e në két rend të farkimit i a kàn detyrë farketarit buken e ditës e pûntorin. - Rrokull vjetit s'i kanë detyrë. §.324. Farketari âsht i lidhun me farkue per nji vjetë e nuk mùnd të kthejë kend. §.325. Po shtoi gjâ prej hekurit të vet farketari, të zotët e hekurishtavet do t'i lajn të hollat per hekur, qi kà prish perta. §.326. Per farkim të vargojve, të kurthave, të hekuravet të qênit e të hekurîshtave tjera, qi nuk hijn në bulki, po desht kush me i farkue, mundin e farketarit do t'a lajé posaçe. §.327. Rrogen e farkimit s'âsht në detyrë kush me i a çue farketarit tê dera: do të dalë vetë me e mbledhë. §.328. Farketarin me shpi të tij nuk i kapë detyra e ushtris. §.329. Detyra e farketarit âsht me farkue kà nji spatë krye dhetë vetësh të katundit të vet, qi dalin n'ushtri. §.330. Farketari, me giithë të shpis së tii prej kurrnji zyres së katundit nuk âsht i jashtûem. NYE I KATERDHETENANDËT. Mullini. §.331. "Mullîsi e perbûjsi do të flêjn në njânin brryll". §.332. Mullîsl do të rrîjë gadi nâtë e ditë sà per rojë të barrve, sà per të bluem, sà edhè mos t'u hupë