Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/53

This page has not been proofread.

§.561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtûem prej kanûnit. §.562. Aj, qi ep bé per derë, kà tager me lânë per bé me Porotë at shpi, mbë të cillen i kjàn zêmra mâ fôrt. §.563. Po e veçoi nji shpi i zoti i giâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sà shpi tjera në katund, qi kàn me i u dashtë per poronikë, sè në dy bé nuk mùnd të çojë kend. §.564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bahet beja per vedi, per gjinden e shpis e per "Sedije". NYE I NANDËDHETETRETË. “Beja në krye të djemvet”. §.565. Beja, qi bahet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja. §.566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t'a bajë e do t'i a shndoshë zêmren zhgarkuesit. §.567. Si t'a dajn diten e bés, zhgarkue si do të shkoj tê shpija e të pandehunit, e ky, sà djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyne e an bén: "Pasha kryet e djelmvet, nuk t'a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk diej sè kush t'a kà bâ!" §.568. Pertë ksaj beje shgarkuesi nuk kà tager me rrekë të pandehunin me bé tjera. NYE I NANDËDHETEKATERT. “Beja me “Sedije”. §.569. "Maja e bés, âsht "sedija" (s'e dija). §.570. "Beia t'a nief edhè "sediien". §.571. "Beia s'kà skâj, por s'rebân perbishtnime". §.572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e kà vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjâs së shoqnis a të kuej do. §.573. Sedija lypet pà ndryhsim në çdo bé. §.574. Edhepsé s'vodh as vrau aj., qi bân bé, por ndoshta kà ndie a edhè din sè vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter. §.575. Kur të bahet beja, do të thotë: "as vetë, as kush i shpis s'ême e s’diej sè kush të vodh a të vrau". §.576. Prandej kà vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mùnd të diej ndo'i send kû prej të ndiemit a prej të pâmit të njij shêji, e sè nuk do t'a shesin shpirtin, tuj e là me bé të rrêjshme nji nieri. §.577. Si të bahet beja me "sedlje", s'kà tager kush me i u beditë mâ per at viedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. "Bé mbi bé kanûj a s'bân".