Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/54

This page has not been proofread.

§.578. Po s'muejt kush me bâ bén me "sedije", s'do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendis e sè beja e rrejshme, pose qi kà rrfen kah shpirti, ajo kà ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue. §.579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t'a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé, do t’u kallxojë bakeqin, qi t'a vêjë per udhë të zo'n e gjâs a të gjakut të hupun. §.580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lyp arsye si mbas kanûnît. §.581. Po s'i u vû, i zoti gjâs a i gjakut kà tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucaris. §.582. "A bén me "sedije", a gjân a cubin". §.583. Debejen në bé s'e bân kanûja, po s'u gjegj kush me bâ bé me "sedije", kanûja e mban per fâjtuer, prà, a bén me "sedije", a me là gjân, a me kallxue bakeqin, ne mos pasët ky gisht n'at vjedhni a vrasë. §.584. Parimi i kanûnit s'luen: "Maja e bés âsht sedija", e "Sedija xjerrë gjân". §.585. "Shka të mirret me bé, i jét atij, qi e muer". "Permbas bejet t'i vêjë kumbonë (berrit), permbas bejet t'a ngasë n'arë (kàn)". §.586. Janë fjalët e kanûnit, jo pse i pelqen, por pse s'kà si me i a njitë grrêmçin, 'si të lahet me bé. §.587. Kanûja jét dalë në këto rasë e prandej kà mbetë flala: "Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!" §.588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë. NYE I NANDËDHETEPESËT. Gioba e bes së rrejshme. §.589. Po duel ndo 'i burrë zêmrak, edhè i prin të zot't në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, ajo do t'a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbi këta kanûja i a njet vûlen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mjé në shtatë faqe. §.590. Po duel kapucarî mbas bejet, Pleqt do t'a shqyrtojn mirë e do t'a rnojn pà të ngutun. §.591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêje të sigurta, cubit a giaksit i brumbullakzohen ne derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojn kanûnin atij bèrrêjshmit. §.592. - Ndeshkînie mbi bérrêjshmin jânë: a) do ti lajë të zott të gjàs dy per nji; b) do të lajë kpucët e Kapucarit; c) ’’ ’’ ’’ ’’100 desh e nii kà, po kje beja më 241 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. - Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi; d) do të shkojë tê Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë; e) do të lajë kà 500 grosh per krye Poroniku, pse u prini në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. Këto të holla cubi do t'i lajë mbi eltér per Kishë.