Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/6

This page has been validated.

1) me ndejë në krye të vendit në shpi të vet, edhe pse gjinden ma të vjerer se ky në shpi;
2) mbi armët e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal të shalës; mbi shtrojë e mblojë të veten; mbi veglat e kafes, e këto sende as kunaja e dahes s’i pershin;
3) mbi fitime të gjindes së shpis, të rrogës a të falmeve;
4) me ble, me shitë e me ndrrue tokë, si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadës gja të gjalla e remet;
5) me dhanë e me merrë uha e me hi dorzanë;
6) me ndreqë shpija, ksolla vithna, etj;
7) me çue në punë a në shtek gjinden e shpis;
8) me çue gjinden e shpis per puntorë uha a edhe fjal;
9) mbi venë e raki, a me ble a me shitë a me dhanë uha;
10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos të hecin si e lypë e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikëto:

a) Me lanë pa hanger
b) Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë;
c) Me lidhë a me burgosun në shpi;
d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;
2) Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;
4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin;
6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis;
7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;
8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpis.
E zoja e shpis ka tager:
1) Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi;
2) Me dhanë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen ;
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë pleh, me korrë e me mihë a me qirue.

§. 23. Perlimi i zojës së shpis.
E zoja e shpis ka:
1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj dam ;