Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/67

This page has not been proofread.

mbrami i del i padetyrë i grabitunî, grabitçari bjen në giobë të katundit per të thyem t’udhës së madhe e të zot't do ti a kthejë gjân e çmimin e ditve të hupûna. NYE I NJIQINDEKATERMBDHETËT. Preja (Premtimi). §.782. " Preja mirret me pré", §.783. Me rà pré, me pretue, me mârrë pré don me thànë me mârrë a me pershi nji tufë gjaje në mal, në vrri a edhè në vath. §.784. Preja të shumen e herës shkaktohet kùr mos të giegjet me i ardhë n'arsye lagja lagjes. §.785. Prela nuk shndrrohet ndryshei, por a me pré tjeter, a me pushkë. §.786. Prela ndollë a katund me katund, a flamur me flamur, a edhè nder shpija të veçanta. §.787. Preja shkaktohet a per kufije mali a bjeshke, a per kullosë. a per ndonji dhûnë tjeter, me të cillen fyhet nji katund, nji flamur, a edhè nii shpi e veçantë. §.788. Preja. qi bahet në mal, kà gjân të zot't, pà tjeter. §.789. Preja, qi bahet në vath, kà gjân të zot't e 600 grosh giobë per nderë të vathit. §.790. Preja e pà-rrugë kà gjân të zot't e 500 grosh giboë. Permbas ndermjetsis së dashamirvet e të burravet të dheut gioba falet. §.791. Po u pretue nji tufë e huej në rrugë, në mal e një bjeshkë per kufi, atbotë si katundi si flamuri i perkrahen pretarit. §.792. Pres së pà-rrugë, bani e i u perkrah katundi e flamuri, ndermietsija u mârrin pêgje e do të peshohen prej Pleqsh si mbas kanûnit. §.793. Si mbas randsis së fâjit do t’i lahet gioba e gjaja të zot't. §.794. Po i u perkrah pretarit katundi e flamuri, i pretuemi kà tager me, i rà pré kuej të mundet n'at katund a flamur, per me mkambë nderen e vet e me shperblye gjân e vet. §.795. I pretuemi nuk mùnd t'a pretojë as katundin as flamurin, 'si t'a leçisë pretarin e t'a lajë shpi me shpi. - Kanûni thotë: "A gjân të zot't, a rrugen të lirë". §.796. Gjaja e pretueme në mal a në bieshkë nuk kà dy-per-njahen, por gjân të zot't, §.797. "Kumbona e tufës nuk mùnd të mirret pré", §.798. Po u muer pré kumbona e ogiçit në mal a në vath, kjo kà nderen sà tufa mârrë e sà vathi prçtari do të lajë 500 grosh giobë per nderë, edhèpse nuk muer kurrnji kâmbë berri. §.799. Ogiçi, hànori e vergani e qeni i hekuravet, nuk mùnd të mirren pré as per detyrë. §.800. "Preja per detyrë nuk mirret". Po ndolli kjo pûnë, katundi e flamuri e leçIsin pretarin, po su gjegj me kthye gjânë.