Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua o Shqipëri
by Aleksander Stavre Drenova
320634Sa të dua o ShqipëriAleksander Stavre Drenova

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer!


Public domain
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.