Statuti i Komunës së Ulqinit/Kapitulli I

Statuti i Komunës së Ulqinit Statuti i Komunës së Ulqinit
Kapitulli I (Dispozitat Kryesore)
nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit
Kapitulli II



1. Lënda e Rregullimit (Organizimit) edit

Neni 1 edit

Komuna e Ulqinit (në tekstin vijues: Komuna), me Statutin e Komunës së Ulqinit (në tekstin vijues: Statutin) rregullon organizimin, punën dhe mënyrën e realizimit të vetëadministrimit lokal dhe këtë:

  1. të drejtat dhe detyrat e Komunës dhe mënyra e realizimit të tyre;
  2. punët dhe mënyrën e vendimmarrjeve të popullatës lokale;
  3. mënyrën dhe procedimin (veprimi) e pjesëmarrjes së popullatës lokale në justifikimet dhe vendimet për punët me interes të përbashkët;
  4. mënyrën dhe kushtet e kryerjes së punëve personale;
  5. finansimin dhe pasurinë e Komunës;
  6. mënyrën e sigurimit të organeve për punët publike dhe shërbimet publike;
  7. organizimin dhe mënyrën e punës së organeve, të administratës lokale dhe të shërbimeve publike të Komunës;
  8. mënyrën e prurjes së dispozitave;
  9. mënyrën e kryerjes së kontrollit mbi punën e organeve të Komunës dhe të shërbimeve publike;
  10. mënyrën e besueshmërisë së punëve të caktuara trupave punuese të Kuvendit komunal;
  11. statusin juridik, themelimin e simbolit, ditës së Komunës dhe mënyrën e shënimit të saj dhe
  12. çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e vetëadministrimit lokal.

2. Punët dhe Mënyra e Vendimmarrjes së Popullatës Lokale edit

Neni 2 edit

Në Komunë realizohet plotësimi i nevojave me interes të drejtëpërdrejtë dhe me interes të përbashkët për popullatën lokale. Me qëllim të krijimit të kushteve për kryerjen sa më të drejtpërdrejte dhe sa më efikase të punëve dhe për të permbushur kërkesat dhe nevojat e popullatës lokale vetëadministrimi lokal realizohet edhe në vetëadministrimin lokal.

Neni 3 edit

Qytetarët marrin pjesë në vendimet mbi nevojat dhe interesat e veta drejtpërdrejte dhe përmes përfaqësuesëve të zgjedhur në organet e vetëadministrimit lokal. „I huaji mund te realizoje disa te drejta në vetëadministrimin lokal me kushte dhe forma te bazuara në ligj.“

Neni 4 edit

Qytetarët zgjedhin organet e Komunës në bazë të të drejtës zgjedhore të lirë, të përgjithëshme, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë në përputhje me ligjin.

Neni 5 edit

Komuna krijon kushte, nxit dhe ndihmon pjesëmarrjen e popullatës lokale në realizimin e vetëadministrimit lokal nëpërmjet formave të ndryshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në deklamimin dhe marrjen e vendimeve mbi punët me interes të përbashkët.

Neni 6 edit

Me qëllim të plotësimit të kërkesave kulturore, sportive, arsimore, shëndetësore, informative e tj., popullata lokale merr pjesë në drejtimin e shërbimeve publike dhe personave të tjere juridik të cilët kryejnë autorizime publike dhe u bënë shërbime qytetarëve, në mënyrën e caktuar me ligje të veçanta dhe dispozita të tjera.

3. Territori dhe Selia e Komunës edit

Neni 7 edit

Komuna ka cilësinë e personit juridik,emrin dhe territorin e përcaktuar me ligj. Komuna ka Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme . Selia e Komunës është në Ulqin , Bulevardi „GJergj Kastrioti Skenderbeu p.n.“.

Neni 8 edit

Territori i Komunës së Ulqinit i përcaktuar me ligj, përfshin qytetin e Ulqinit dhe vendbanimet: Amull, Braticë, Mali i Brinjës, Bojk, Brajshë, Katërkollë, Shtoji i Naltë, Këllezna e Naltë, Shtoji Poshtë, Këllezna Poshtë, Darzë, Draginë, Gjerana, Zogaj, Zenelaj, Krythë e Ulqinit, Krythë, Kërruç, Kollomzë, Kodra, Kosiq, Kaliman, Kravari, Leskoc, Lisna Borë, Millë, Megjureç, Pistull, Reç, Rashtishë, Sukubinë, Salç, Sutjel, Shëngjergj, Qyrkaj, Fraskanjel, Shas, Shtodër, Selitë, Rashtisha e Poshtme, Gjonza dhe Kravari i Poshtëm.

Neni 9 edit

Kufijt territorial të vendbanimeve përcaktohen me Vendimin e Kuvendit komunal. Vendimin mbi bashkimin, ndarjen dhe heqjen e vendbanimeve e miraton Kuvendi komunal. Emrin dhe ndërrimin e emrit të vendbanimeve, të rrugëve dhe shesheve e përcakton Kuvendi komunal, me marrjen e mendimit të organit kompetent, vetëadministratës vendore në territorin e të cilit gjendet vendbanimi, rruga gjagjësisht sheshi.

4. Simbolet dhe Festa edit

Neni 10 edit

Komuna ka stemën dhe flamurin. Stema ka formën e mburojës në të cilën figurativisht janë të komponuara të gjitha simbolet karakteristike për qytetin e Ulqinit: Kalaja me gurë në themele në bregun e detit, simboli i diellit i vendosur mbi Kala, degëza e ullirit me fruta, barka e vjetër antike me kokë ujku të këthyer kah barka, ndërsa stema ka kind të artë. Flamuri i komunës është me ngjyrë të bardhë, me stemën e komunës në mes. Përdorimi i stemës dhe flamurit rregullohen me Vendimin e Kuvendit Komunal.

Neni 11 edit

Komuna ka festën. Festa e Komunës është e shtuna e parë e muajit të prillit, e cila simbolizon përfundimin e mbledhjes së ullinjve, dalja e detarëve në det dhe fillimi i sezonit turistik. Festa e Komunës shënohet me Mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal dhe me forma të tjera kremtimi të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal dhe me vendimin e Kuvendit Komunal.

5. Vula e Komunës edit

Neni 12 edit

Komuna dhe organet e saj kanë vulën. Vula e Komunës ka formën e rrumbullakët me diametër prej 32 mm dhe mban emrin: Crna Gora - Mali i Zi, Opstina Ulcinj – Komuna e Ulqinit, Ulcinj – Ulqin, në mes vula ka Stemën e Ulqinit. Vula e organeve të Komunës, krahas elementeve nga paragrafi 2 të këtij neni përmban edhe emrin e organit. Kuvendi komunal, me vendim të veçantë rregullon punimin, ruajtjen dhe asgjësimin e vulës dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përdorimin e vulës.

6. Dekoratat (Mirënjohjet) Publike edit

Neni 13 edit

Qytetarëve dhe personave juridik të komunës u jepen mirënjohje publike për sukseset e arritura të rëndësishme për zhvillimin e veprimtarive të caktuara apo për zhvillimin e Komunës në përgjithësi. Dekoratat publike mund t’u ndahen edhe qytetarëve dhe personave juridike të komunave të tjera, organizatave dhe shtetasve të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Dekoratat publike ndahen në Ditën e Komunës ose me ndonjë rast tjetër.

Neni 14 edit

Dekoratat publike janë: shpallja e individit „Qytetar nderi“ i Komunës, shpërblimi i qytetit të Ulqinit dhe shpërblime të tjera. Kushtet dhe mënyrën e propozimit dhe të zgjedhjes së kandidatit për ndarjen e shpërblimit nga paragrafi i mësipërm përcaktohet me vendimin e veçantë të Kuvendit Komunal të Ulqinit.


7. Të Drjetat dhe Liritë e Pakicave dhe Pjestarëve të Tyre edit

Neni 15 edit

Në komunë detyrimisht sigurohen dhe mbrohen të drejtat e pakicave konforme mbrojtjes juridike ndërkombëtare dhe dispozitave të vëndit.

Neni 16 edit

Pakicat dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtën e shprehjes, ruajtjes, bartjes dhe të shfaqin publikisht identitetin e tyre nacional, etnik, kulturor, konfesional dhe gjuhësor si pjesë të traditës së tyre. Në komunë me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit nacional apo etnik, pakicave dhe pjesëtarëve të tyre u mundësohet themelimi i institucioneve, shoqatave dhe organizatave joqeveritare në të gjitha lëmitë e jetës shoqërore. Pjesëtarët e pakicave kanë të drejtë përcaktimi të pavarur dhe të lirë të identitetit nacional, të drejtën e zgjedhjes dhe të përdorimit të lirë të emrit personal dhe atij familjar dhe emrat e fëmijëve të vet, si dhe të drejtën e regjistrimit të atyre emrave në libat e amzës dhe në dokumenta personale në gjuhën dhe alfabetin e vet.

Neni 17 edit

Në komunën e Ulqinit në përdorim zyrtar janë të barabarta gjuha malazeze dhe gjuha shqipe si dhe alfabetet e tyre. Përdorimi zyrtar i gjuhës në kuptimin e paragrafit 1 të këtij neni nënkupton veçanërisht përdorimin e gjuhës në procedimet administrative dhe gjyqësore dhe në drejtimin e procedimeve administrative dhe gjyqësore, në dhënien e dokumentave publike dhe personale dhe mbajtjen e evidencave zyrtare në fletë votime dhe materialin tjetër zgjedhor dhe në punën e trupave të përfaqësimit. Në komunën e Ulqinit emrat e organeve shtetrore dhe të organeve që kryejnë autorizime publike, emri i njësisë së vetqeverisjes lokale dhe të organeve administrative, emërtimet e vendeve të banuar, shesheve dhe rrugëve, institucioneve, të firmave afariste dhe firmave të tjera dhe të toponimeve shkruhen në gjuhën malazeze dhe shqipe. Barazia e gjuhës malazeze dhe të gjuhës shqipe dhe alfabetit në jetën publike bëhet në procedim me institucionet publike, shkollat, ndërmarrjet dhe të gjitha subjektet që kryejnë autorizime publike në të gjitha përmbajtjet e jetës publike (mbledhje të qytetarëve, tubime, mbishkrimet e rrugëve dhe të shesheve, firmave, shpalljeve etj.)

Neni 18 edit

Në Komunë në organet e udhëheqjes lokale, shërbimet publike, organet shtetrore dhe organet e vetqeverisjes lokale sigurohet përfaqësimi proporcional i pjestarëve të popujve, të popujve pakicë dhe grupeve etnike. Pakicat kanë të drejtë në përfaqësimin proporcional në shërbimet publike, në organet e pushtetit shtetror dhe të pushtetit vendor. Për përfaqësimin e përfaqësuesëve të popujve pakicë kujdesen organet kompetente të qeverisjes lokale të ngarkuar me punë për çështje kadrovike në bashkëpunim me këshillat e pakicave.Pakicat dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie të lira dhe paqësore përtej kufiri me shtetet amë dhe me bashkëkombasit që jetojnë në shtete tjera, posaçërisht me ata me të cilët kanë të përbashkët identitetin etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, me atë që kjo e drejtë nuk mund të realizohet në kundërshtim me interesat e Malit të Zi.

Neni 19 edit

Në kremtimet zyrtare shtetrore dhe kremtimet e komunës së Ulqinit me flamurin e Malit të Zi çohet dhe flamuri i popullit shqiptar në pajtim me ligjin.