Statuti i Komunës së Ulqinit/Kapitulli XI

Kapitulli X Statuti i Komunës së Ulqinit
Kapitulli XI (Mbrojtja e Administratës Lokale)
nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit
Kapitulli XII



1. Format e Mbrojtjes edit

1.1. Këshilli për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Administratës Lokale edit

Neni 187 edit

Për të realizuar ndikimin demokratik të qytetarëve për përparimin e administratës lokale, Kuvendi themelon Këshillin për zhvillimin dhe mbrojtjen e administratës lokale (në tekstin e mëtutjeshëm Këshilli). Me vendimin për themelimin e Këshillit më hollësisht përcaktohen të drejtat dhe detyrat, përbërja dhe mënyra e zgjedhjes dhe punës së Këshillit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funkcionimin e tij.

Neni 188 edit

Këshilli ka të drejtë që organeve shtetërore, organeve të administratës lokale dhe shërbimeve publike t’u paraqesë propozimet për përparimin dhe zhvillimin e administratës lokale, ngritjen e nivelit të kualitetit të shërbimeve publike, mbrojtjen e të drejtave dhe detyrave të Komunës të parapara me Kushtetutë dhe ligj dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të popullatës lokale. Përfaqësuesi i Këshillit ka të drejtë të marre pjesë në seancat e Kuvendit, pa të drejtë vendimmarrjeje. Organet dhe shërbimet nga paragrafi 1 të këtij neni, janë të detyruar që të deklarohen mbi propozimet e Këshillit në afatin e përshtatshëm, e më së largëti në afatin prej 60 ditësh, nga dita e paraqitjes së propozimit.

1.2. Përbërja dhe Mënyra e Zgjedhjes së Këshillit edit

Neni 189 edit

Këshilli ka kryetarin dhe 6 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve. Anëtarët e Këshillit zgjidhen nga radhët e qytetarëve të dalluar dhe të rëndësishëm të Komunës dhe ekspertëve nga fushat e rëndësishme për administratën lokale. Anëtarët e Këshillit i propozojnë qytetarët, bashkësitë lokale, organizatat joqeveritare, institucionet e specializuara, shoqatat, subjektet ekonomike etj.

Neni 190 edit

Për anëtar të Këshillit nuk mund të zgjidhen:

  1. deputetët dhe këshilltarët;
  2. funkcionarët lokal, shefat e organeve të administratës lokale dhe udhëheqësit e shërbimeve publike themelues i të cilave është Komuna;
  3. individët e zgjedhur, të emëruar apo të instaluar në Qeverinë e Malit të Zi dhe në organet e administratës lokale;
  4. funkcionarët e partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesisë, zëvedësit e tyre, anëtarët e këshillave ekzekutive dhe kryesore, si dhe funkcionarët e tjerë partiak);
  5. individët të cilët plotfuqishëm janë dënuar për vepër penale ndaj detyrës zyrtare, pa marrë parasyshë sankcionet e marra, ose që janë plotfuqishëm të dënuar për ndonjë vepër tjetër penale me dënim burgimi më tepër se 6 (gjashtë) muaj;
  6. individët që janë në bashkëshortësi me individët e përmendur në paragrafet 1-5 të këtij neni ose me to kanë afërsi farefisnore në linie të drejtë, pa marrë parasyshë shkallën farefisnore.

Neni 191 edit

Këshilli patjetër duhet të zgjidhet në afatin prej 60 ditësh nga data e konstituimit të Kuvendit. Mandati i Këshillit zgjat aq sa dhe mandati i Kuvendit. Këshilli bie rregulloren mbi punën e vet.

2. Ndërrimi i Statutit edit

Neni 192 edit

Për ndërrimin e Statutit vendos Kuvendi. Propozimin për ndërrimin Statutit mund ta paraqesin së paku 1/3 e këshilltarëve në Kuvend, kryetari i Komunës dhe më së paku 5% e qytetarëve nga numri i të regjistruarve në listat zgjedhore të Komunës nga zgjedhjet e fundit. Për propozimin për ndërrimin e Statutit vendos Kuvendi.

Neni 193 edit

Kuvendi konfirmon Projekt Statutin dhe e qet në diskutim publik. Trupi punues kompetent i Kuvendit për Statut dhe dispozita pas kryerjes së diskutimit publik mbi Projekt Statutin, do të verifikojë Propozim Statutin për miratim në Kuvend. Propozimin për inicimin e ndërrimit të Statutit dhe ndërrimi i Statutit janë miratuar nëse për to ka votuar shumica e numrit të përgjithëshëm të këshilltarëve në Kuvend. Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit bëhen me vendim.