Ujku që gjykohet me Dhelprën përpara Majmunit
Tregojnë se një ujk plak
zu një dhelpër vjedharak
dhe nukë priti,
ndë gjyq e ngriti.
Një majmun ishte kadi,
Avokat s'vunë njeri,
të dy palët vetë vanë,
kuvenduan
kundërshtuan,
të dy shumë fjalë thanë.
Majmuni, kur i ndëgjoi,
kupëtoi
atë ditë
djallëzitë.
"U di mir',e di,
tha zoti kadi.
U mora vesh ç'ini:
që të dy faj kini,
që të dy do t'u gjykoj
dhe do t'u dënoj
Ti, ujk, qahej sot pa vrarë,
se gjësend s'të kanë marrë;
ti, dhelpër, me këtë kokë,
je vjedharak që s'ke shokë".
Kurdoherë,
që keni për të ,gjykuar
njerz të liq, s'duhet menduar
gjat' e gjërë.
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.
| |