Vendin e fjalën nuk m`i luan askush
VENDIN E FJALËN NUK MUND T’M’I LUAJË ASKUSH! nga Binak Alia |
Një plak, kur e kishte parë për të parën herë Binak Alinë, nuk ia kishte mbushur syrin hiç, siç kishte dëgjuar për të, andaj i tha:
- More Binak Alia, qysh kam ndi, se t’ka shkue zani deri te mreti për mençuni e burrni, a po m’tregon se qysh e ke mbërri këtë famë?
- Po, po të trgoj, - i thotë Binak Alia. - Unë, kur ulem, e di ku e kam vendin, e gjithmonë ulem në vend temin. Po edhe kur e flas fjalën, para se me folë, e mati mirë, pra e di ku e kur duhet me folë e kur me u ndalë. Edhe mbreti me hi, vendin dhe fjalët nuk mundet me m’i lue, e për qato m’ka dalë zani, - i tha Binak Alia.