Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e pestë

Pjesa e katërt Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Pjesa e pestë
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara



Neni 26 edit

  1. Ky Pakt eshte i hapur per nenshkrimin e çdo Shteti anetar te Organizates se Kombeve te Bashkuara ose anetar i çfaredo institucioni te specializuar te saj, te çdo Shteti qe eshte pale ne Statutin e Gjykates Nderkombetare si dhe te çdo Shteti tjeter te ftuar nga Asambljea e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara per t'u bere pale ne kete Pakt.
  2. Ky Pakt i nenshtrohet ratifikimit dhe instrumentet e ratifikimit do te depozitohen prane Sekretarit te pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
  3. Ky Pakt do te jete i hapur per aderimin e çdo Shteti te permendur ne paragrafin 1 te këtij neni.
  4. Aderimi do te behet me ane te depozitimit te nje instrumenti aderimi prane Sekretarit te pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
  5. Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara i informon te gjitha Shtetet qe kane nenshkruar kete Pakt ose qe kanë aderuar ne te per depozitimin e çdo instrumenti te ratifikimit ose aderimit.

Neni 27 edit

  1. Ky Pakt do te hyje ne fuqi tre muaj pas dates se depozitimit prane Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara te instrumentit te tridhjete e peste te ratifikimit ose te aderimit.
  2. Per secilin nga Shtetet qe do te ratifikoje këtë Pakt ose do te aderoje ne te, pas depozitimit te instrumentit te tridhjete e peste te ratifikimit ose aderimit, ky Pakt do te hyje ne fuqi tre muaj pas dates se depozitimit, nga ana e ketij Shteti, te instrumentit te tij te ratifikimit ose aderimit.

Neni 28 edit

Dispozitat e ketij Pakti zbatohen: pa kurrfare kufizimi a perjashtimi, ne te gjitha njesite perberese te Shteteve federative.

Neni 29 edit

  1. Çdo shtet pale ne këtë Pakt mund te propozoje nje ndryshim dhe te depozitoje tekstin e tij prane Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Sekretari i pergjithshem u transmeton atehere çdo projekt ndryshimi Shteteve pale ne kete Pakt duke u kerkuar t'a informojnë nese deshirojne te thirret nje konference e Shteteve pale për shqyrtimin dhe votimin e ketyre projekteve. Ne rast se te pakten nje e treta e Shteteve deklarohen ne favor te kesaj thirrjeje, Sekretari i Pergjithshem therret Konferencen nen kujdestarine e Kombeve te Bashkuara. Çdo ndryshim i pranuar nga shumica e Shteteve te pranishem me që votojnë ne Konference i shtrohet per miratim Asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
  2. Keto ndryshime hyjne ne fuqi pasi te jene miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara dhe ne qofte se pranohen, ne perputhje me normat e tyre kushtetuese perkatese, nga nje shumice prej dy te tretash te Shteteve pale ne kete Pakt.
  3. Kur keto ndryshime hyjne ne fuqi, ate jane te detyrueshme per Shtetet pale qe i kane pranuar, ndersa Shtetet e tjera mbeten te lidhura nga dispozitat e ketij Pakti dhe nga çdo ndryshim i meparshem i pranuar prej tyre.

Neni 30 edit

Pavaresisht nga njoftimet e parashikuara ne paragrafin 5 te nenit 26, Sekretari i Pergjithshem i Organizatës se Kombeve te Bashkuara do te informoje te gjitha Shtetet e permendura ne paragrafin 1 te nenit te lartpermendur:

  1. Per nenshkrimet e vena ne kete Pakt dhe per instrumentet e ratifikimit dhe te aderimit te depozituara ne perputhje me nenin 26.
  2. Per daten kur do te hyje ne fuqi ky Pakt ne perputhje me nenin 27 dhe per daten kur do te hyjne ne fuqi amendamentet e piilrashikuara ne nenin 29.

Neni 31 edit

  1. Ky Pakt, tekstet e te cilit ne gjuhet angleze, kineze, spanjolle, franceze dhe ruse jane njelloj te besueshem, do te depozitohet ne arkivat e Organizates se Kombeve te Bashkuara.
  2. Sekretari i pergithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara do t'u transmetoje nje kopje te vertetuar dhe te njejte te ketij Pakti te gjitha Shteteve te permendura ne nenin 26.